1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jeffrey: Kobani nuk do të bjerë në duart e IS

Ndihma e Ankarasë dhe Uashingtonit për kurdët në luftën kundër terroristëve të 'IS' në Kobani, do të thotë se qyteti sirian nuk do të bjerë, mendon ish ambasadori amerikan në Turqi, James Jeffrey.

Çfarë mendoni për vendimin e SHBA-së për të armatosur ushtrinë kurde në Siri, që është në kundërshtim me dëshirën turke?

James F. Jeffrey: Presidenti Turk Erdogan kishte deklaruar se nuk ishte pro armatimit të partisë kurde në Siri PYD, por SHBA ishte në presion nga kurdët për shkak të afrimit të milicëve të IS. Prandaj Obama telefonoi Erdoganin dhe Sekretari i Shtetit Kerry telefonoi homologun e tij, dhe si rezultat pati një ndryshim nga ana e Turqisë. Nuk është e qartë dhe unë nuk mund të konfirmoj se turqit kanë dhënë dritën jeshile. Por është e qartë se pas bisdimeve SHBA vazhdoi me ndihmënn. Nuk dihet, nëse bisedimet kanë qenë thjeshtë informuese, apo kërkonin një marrëveshje.

Sidoqoftë ky ishte një vendim i Shteteve të Bashkuara. Pas deklaratës së Biden të para pak ditëve se Erdogan ka lejuar luftëtarët e huaj të futen në Siri, Erdogan e mohoi një gjë të tillë dhe nga ana tjetër, autorizoi lejimin e luftëtarëve kurdë Peshmerga nga Iraku i Veriut të hynin përmes një korridori përmes Turqisë.

James Franklin Jeffrey US Diplomat Archiv 2008

Ish ambasadori i SHBA në Turqi dhe Irak James Franklin Jeffrey

Erdogan po përpiqet të kënaqë SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar, që i dha Turqisë një shuplakë thumbuese në votimin e javës së shkuar në Këshillin e Sigurisë së OKB. Gjithashtu më këtë lëvizje ai heq municionin Partisë Punëtore Kurde PKK në vend. Pra tani kemi 'kurdë të mirë' që luftojnë në Kobani, jo thjesht 'kurdë të këqij'.

Pra qëllimi i Turqisë ishte të qetëstonte komunitetin ndërkombëtar dhe jo të ndryshonte e bindur politikën e saj?

Ishte për të qetësuar komunitetin ndërkombëtar. Por ky është një ndryshim në pozicionin e Erdoganit dhe është një ndryshim i rëndësishëm. Tregon fleksibilitet dhe ai kishte një kohë të gjatë, që nuk i përgjigjej komunitetit ndërkombëtar. Ai mund ta bëjë këtë për aryse politike, por gjithësesi është shumë domëthënës. Duhet të kujtojmë se edhe Amerika ndryshoi pozicion. Në fillim u deklarua se Kobani nuk ishte pikë strategjike e SHBA, më pas vendosi t'i mbështeste njerëzit atje, që luftonin kundër IS. Kështu Kobani nuk do të bjerë në duart e IS.

Çfarë do të thotë kjo për marrdhëniet amerikano-turke?

Duhet theksuar se SHBA deklaroi se ky nuk ishte një ndryshim strategjik ndaj kurdëve në përgjithësi, thjesht ishte një vendim taktik dhe se do të mbajë këtë pozicion taktik. Ndërkohë Erdogan do t'i qendrojë deklaratave se nuk lejoi amerikanët për furnizimet nga ajri dhe se PYD ashtu si edhe PKK nuk janë më mirë se IS. Ai nuk do të ndryshojë pozicion. Pika kryesore është: atje faktet kanë ndryshuar dramatikisht. Ushtarët Peshmerga do të jenë më të shumë të në numër, do të kenë më shumë armë dhe IS do të mundet.

Ka raportime se IS po përpiqet të sjellë luftëtarë të rinj në Kobani, sepse edhe ata e konsiderojnë si një betejë simbolike. Mendoni se alenca SHBA-Turqi do të mundë IS në Kobani?

Me një municion të mjaftueshëm, disa trupa të mirë Peshmerga dhe sulmet e kordinuara nga ajri të SHBA, beteja mund të fitohet, edhe nëse ata dërgojnë 20 mijë milicë. Do të vriteshin të gjithë. Kjo është ajo që dëshiron në një lufte guerrile si kjo.

James F. Jeffrey ishte ambasador në Turqi nga viti 2008 deri në 2010 dhe në Irak nga viti 2010 deri në 2012. Ai ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i George W. Bush në vitet 2007-2008.