1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Java që vjen - Pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës

Të hënën vazhdon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë procesi i dëgjimit publik, për vlerësimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Deri tani argumentet i kanë paraqitur 11 vende.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Kina është antarja e parë e përhershme e KS të OKB-së, e cila do të paraqesë argumentat para 15 gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të kryesuar nga japonezi Hisashi Ovada. Kina do të paraqitet të hënën në mëngjes kur në radhë ndodhen edhe Kroacia, Qiproja dhe Danimarka.

Një ditë jashtëzakonisht interesante, sa i përket shkëmbimit të argumenteve pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës, të shpallur me 17 shkurt të vitit 2008, do të jetë dita e martë kur në radhë janë: Spanja, SHBA-ja, Rusia dhe Finlanda.

Pala kosovare pret një mbështetje të fuqishme në veçanti nga Uashingtoni zyrtar, ndërkohë që Rusia dhe Spanja së bashku me Kinën, janë ndër tri vendet më të fuqishme që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë javës së kaluar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë argumentet e tyre në favor të pavarësisë së Kosovës i kanë paraqitur Shqipëria, Gjermania, Arabia Saudite, Austria, dhe Bullgaria. Këto vende kanë pohuar se Deklarata e pavarësisë është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Delegacioni i Prishtinës i udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, pohon se ka besim të plotë tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

"Gjykata në fund do të rikonfirmojë vullnetin e poullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur", pohon Hyseni.

Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur deri tani 63 vende, ndër të cilat edhe SHBA dhe 22 vende anëtare të BE-së. Kundër pavarësisë së Kosovës kanë argumentuar javën që shkoi Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia dhe Brazili, të cilat janë të mendimit se me shkëputjen e Kosovës është shkelur integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare. Zëvendësshefi i delegacionit serb në Hag, Sasha Obradoviq paralajmëroi se: "Ditët e ardhshme do të ketë delegacione të tjera që do të mbështesin poziconin tonë juridik, por nuk po ndodh asgjë që delegacioni serb nuk e ka parashikuar."

Me 11 dhjetor mbyllet procesi i dëgjimit publik të 30 vendeve që janë paraqitur për këtë proces - ndër to edhe të gjitha anëtaret e përhershme të KS të OKB-së. Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pritet në pranverë.

Autor : Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KqzL
  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KqzL