1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java e Mediave Sociale 17. - 21. shkurt 2104

Danijel Visevic/Pandeli Pani18 Shkurt 2014

Cili është ndikimi i mediave sociale në shoqëri? Si mund të përfitojmë prej rrjeteve sociale, etj? Përgjigjet i gjeni në Javën e Medive Sociale në Hamburg.

https://p.dw.com/p/1BAbs
Fotografi: DW/D. Visevic

Çdokush ka mendimin e tij në lidhje me mediat sociale, dhe nëse i përdor ato ai e bën atë në mënyrën e vet. Java e Mediave Sociale (17. - 21. shkurt 2104) u drejtohet të gjithëve që nga profesionistët, tek fillestarët dhe madje edhe jopërdoruesve në të gjithë botën. Përveç Hamburgut aktivitete do të zhvillohen gjatë kësaj jave edhe në shtatë qytete të tjera: Bangalore, Barcelonë, Kopenhagë, Lagos, Milano, Nju-Jork dhe Tokio. Tema: "The Future of Now: always on, alway connected".

Sabine Ewald organizatore e Javës së Mediave Sociale në Hamburg e pranon që titulli është shumë i përgjithshëm. "Arsyeja është se për moton vendosin të gjitha qytetet së bashku dhe se ne duam t'u drejtohemi të gjithëve."

Social Media Week in Hamburg
Fotografi: DW/D. Visevic

Megjithatë në kuadrin e Javës së Mediave Sociale vetëm në Hamburg do të zhvillohen më shumë se 200 aktivitete #link:http://socialmediaweek.org/hamburg/:SMW allein in Hamburg# të cilat u përshtaten pothuajse nevojave individuale, thotë Sabine Ewald. "Ne kemi disa nivele. Seancat për profesionistët, të përparuarit dhe fillestarët" Ka dymbëdhjetë tema për çështjet ekonomike, të markave, të udhëtimit dhe turizmit apo të mobilitetit dhe zhvillimit urban.

Edhe tone kritike

Çfarë do t'i rekomandonte ajo një vizitori i cili është fillestar absolut? Ajo do ta pyeste "Çfarë interesi keni në parim" - thotë Sabine Ewald. Dhe nëse vizitori thotë për shembull më interesojnë sportet, atëherë do t'i rekomandoja atë një veprimtari për mediat sociale dhe hendbollin, ku mëson se si mund t'i përdorin tifozët, sportistët dhe klubet sportive mediat sociale."

Social Media Week in Hamburg Sabine Ewald und John Heaven
Sabine Ewald dhe John HeavenFotografi: DW/D. Visevic

Gjatë Javës së Mediave Sociale do të flitet edhe në mënyrë kritike në lidhje me mediat sociale. Një temë është "Mediat dhe kompetenca", leksionet dhe work-shopi kanë si target grup prindërit dhe fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që janë të pasigurt në lidhje me përdorimin e internetit. Por edhe ata qe e kanë internetin si drogë duhet të marrin pjesë në këto aktivitete, thotë Sabine Ewald sepse mediat sociale mund të bëhen të fuqishme: ""Always on, always connected - do të thotë gjithashtu edhe se njeriu mund të mbytet në botën e mediave sociale."

Për herë të parë Java e Mediave Sociale u organizua në vitin 2009 në Nju-Jork. Një vit më vonë ajo u zhbillua në disa qytete të Botës. Idenë për organizimin e Javës së Mediave Sociale e pati Toby Daniels nga Nju-Jorku.