1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Java e Gjelbër në Berlin

Java e Gjelbër është panairi më i madh në botë për agrikulturën dhe kulinarinë.

Biftek kanguri nga Australia, birrë frutash afrikane dhe si desert hurma arabie. Në Berlin po zhvillohet panari Java e gjelbër. Ky panar zhvillohet që nga viti 1926 dhe është kthyer prej kohësh në panairin më të madh i botës për kulinarinë dhe agrikulturën.

"Ky është panairi i bujqësisë platforma më e rëndësishme në botë ku takohen ekspertët e politikave bujqësore, një botë unike përjetimesh dhe një ngjarje e madhe për mediat që përfaqësohen nga 5.000 gazetarë nga 70 vende." - tha shefi i panairit Christian Gëke.

1650 stenda nga 70 vende, 400.000 vizitorë pritet ta vizitojnë panairin, ndër ta 100.000 specialistë dhe 70 ministra të Bujqësisë nga e gjithë bota. Për ta panairi është gjithashtu një platformë politike në të cilën do të diskutohen çështjet e ardhshme të agrikulturës që lidhen me mbrojtjen e resurseve dhe të klimës, thotë Joachim Rukwied, President i Shoqatës së Fermerëve gjermanë.

Në Gjermani ka 290,000 ferma. Vitin e kaluar ato gjeneruan mallra me vlerë prodhimi prej 56 miliardë eurosh, pra kishim një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjendja në këtë sektor është "optimiste", tha Rukwied.

Sa i përket rritjes dhe mbarështrimit të kafshëve dhe të shpendëve, gjendja nuk është aq e mirë. p.sh. po të kemi parasysh shpërdorimin e antibiotikëve dhe përdorimin e hormoneve për rritjen e gjedhit. Në Gjermani gjithësesi bëhen shumë përpjekje për rritjen dhe mbarështrimin sa më natyral të kafshëve dhe të shpendëve.

Autoritetet gjermane paralajmërojnë vazhdimisht për faktin se mbarështrimi masiv i bagëtive shkakton ndotjen e ajrit dhe të ujit me azot. Kryetari i Zyrës Federale për Ambientin Thomas Holzmann thotë se probleme me ndotje të tilla ka sidomos në perëndim dhe në veri të Gjermanisë.

Në panair janë të përfaqësuara edhe mjaft sipërmarrje nga industria ushqimore. Me rreth 175 miliard euro shitje dhe më shumë se gjysmë milion të punësuar, industria ushqimore është industria e katërt më e madhe në Gjermani.