1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Javët e kulturës gjermane në Kosovë

Në Kosovë filluan javët e kulturës gjermane. Nga 23 shtatori deri më 17 tetor publikut kosovar do t'i ofrohen filma artistikë dhe dokumentarë, koncerte, ekspozita, sfilata mode gjithandej qendrave të Kosovës.

default

Një koncert i muzikës klasike me personazhet kryesore, violinistin gjerman, Andreas Rainer me dirigjent Dasar Selejmani i shoqëruar nga filarmonia e Kosovës, do të jetë ngjarja e parë e hapjes se javëve kulturore gjermane në Kosovë.

Gjatë katër javëve nga 23 shtatori deri më 17 tetor, do të zhvillohen edhe shumë aktivitete tjera kulturore dhe e gjithë kjo për t'i shfaqur publikut kosovar rrymat aktuale të jetës shoqërore gjermane.

Shkëmbimi kulturor është politikë e qeverisë gjermane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Hans Dieter Steinbach, thotë se shkëmbimi kulturor ndërmjet popujve është politikë e qeverisë gjermane dhe në këtë linjë edhe me Kosovën do të vazhdojë tashmë tradita e manifestimeve kulturore gjermane në Kosovë. “Për ne ky është rasti i parë pas shpalljes së pavarësisë, që të mendojmë se si ta fusim shkëmbimin kulturor në mesin e marrëdhënieve tona bileterale me Kosovën krahas marëdhënieve politike dhe ekonomike”, thotë Ambasadori Steinbbach. “Shkëmbimi kulturor është një element shumë i rëndësishëm për mirëkuptimin e popujve, për krijimin e urave ndërmjet popujve të ndryshëm,” thotë ambasadori Steinbach.

Mbështetje nga ministria e Kulturës rinisë dhe sporteve

Manifestimet me rastin e javëve të kulturës gjermane mbështeten nga ministria e kulturës rinisë dhe sporteve. Përfaqësuesi për kulturë në këtë ministri, Bekim Lumi. “Më lejoni të ritheksoj atë që shpesh ministri i Kulturës së Kosovës Valton Beqiri e thotë, se organizimet e këtilla me karakter kulturorë siç janë javët e kulturës gjermane, që organizohen nga Ambasada gjermane dhe shumë organizime tjera kulturore që organizohen nga shumë vende tjera, janë vërtetë një mundësi për lidhje të natyrshme më këto vende. Kosova i ka aspiruar ato në të kalurën në të gjitha dimensionet e komunikimit artistik dhe kulturor me botën”, thotë Bekim Lumi.

Për një muaj rresht pra nga 23 shtatori deri më 17 tetor, në kuadër të javëve të kulturës gjermane, publikut të gjerë kosovar do t' i prezantohen, filma dhe dokumentar gjerman që flasin për rënien e Murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë, do të ketë mbrëmje poetike, ekspozita, sfilata mode, koncerte të muzikës pop, turne futbolli dhe shumë e shumë manifestime tjera. Manifestimet nuk do të mbahen vetëm në Prishtinë, por edhe në shumë qendra tjera të Kosovës duke përfshirë edhe vendbanimet serbe.

Autor : Bekim Shehu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 23.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jms4
  • Data 23.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jms4