1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jashtë kontrolli? - Epidemi e rëndë e ebolës

Organizatat e ndihmës kanë dhënë alarm të premten e kaluar: Epidemia e Ebolës në Veri të Afrikës mund të jetë shumë më e rëndë se sa ç'është menduar. Shifrat e të infektuarve dhe vdekurve janë shumë më të larta.

„West Point“ është një zonë e varfër e populluar shumë në Monrovia, kryeqytetin e Liberisë. Atje është gjetur një trup i pajetë i vdekur nga ebola. Midis kasolleve, ku gjendja higjenike është katastrofale. Autoritetet e shtetit kanë bërë të ditur se do ta izolojnë zonën West Point për të evituar përhapjen e ebolës. Kështu raportojnë mediat lokale në Monrovia.

Të dielën (17.08.2014) në mbrëmje janë mbledhur qindra njerëz para një shkolle, e cila përdoret si vendizolim për të infektuarit dhe për të dyshuarit e prekur nga virusi i ebolës. Pak më vonë, të rinj me shkopinj e kanë sulmuar këtë stacion medicinal dhe e kanë shkatërruar. „Të gjithë të sëmurët kanë ikur", tha një punëtore sociale, e cila e ka parë këtë sulm, për Agjencinë e lajmeve AFP. Autoritetet kanë frikë se të sëmurët mund të infektojnë dhe të tjerët.

Vendet më të prekura

Pacientë me ebola ne Kailahun në Sierra Leone

Pacientë me ebola ne Kailahun në Sierra Leone

Liberia, Sierra Leone dhe Guinea janë tre vendet e veriut të Afrikës, që janë prekur më së shumti nga virusi i ebolës. Në vendin e katërt është Nigeria, prej nga janë lajmëruar 12 persona të infektuar me këtë virus, si dhe 189 persona të dyshuar, që janë nën kontrollin e mjekut. Por gjendja në Lagos, kryqytetin e Nigerisë, edhe tani ka marrë përmasa dramatike. Mjekët dhe personeli i spitaleve kanë ikur nga spitalet, ku janë vendosur pacientët e disgnostifikuar me virusin e ebolës. Ata kanë frikë nga infektimi. Një motër medicinale ka ikur nga Lagosi në Enugu, që është 500 kilometra më larg. Atje tani ajo vetë është nën masat e izolimit, së bashku me pesë persona të tjerë, me të cilët ka qenë në kontakt.

Njëkohësisht ministri nigerian i Shëndetësisë bën të ditur se deri tani janë paraqitur 800 vullnetarë, që janë përgatitur për rastet e këtilla. Ata do të shpërndahen në 57 distrikte të këtij vendi të madh për të këshilluar dhe ndihmuar popullatën në çështjen e ebolës.

Fakt është: Frika nga Ebola po përhapet në Veri të Afrikës. Në Liberi janë regjistruar deri tani 413 të vdekur nga ebola, ndër ta ka dhe mjekë dhe ndihmës medicinalë. Organizata Lindis Hurum dhe Mjekë pa Kufij po përpiqen të ndihmojnë, por këto ndihma nuk mjaftojnë.