1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Japoni: Jo kthim në shtet bërthamor

Qeveria e re japoneze as që mendon të heqë dorë nga energjia atomike. Por probabiliteti për një rilindje të shpejtë të energjisë atomike është i ulët. Kushtet e rrepta të sigurisë dhe opinioni kritik flasin kundër.

Anti-nuclear protesters dressed in Halloween costumes take part in a demonstration in Tokyo October 28, 2012. About 100 people marched through the streets of Tokyo calling for an energy shift from nuclear to natural means of creating energy. REUTERS/Yuriko Nakao (JAPAN - Tags: CIVIL UNREST ENVIRONMENT SOCIETY)

Symbolbild Japan Atomkraft Protest Demonstration

Hendeku midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të energjisë bërthamore në Japoni është thelluar qysh prej rizgjedhjes së parlamentit në mes të dhjetorit. "Jo rindezjes së reaktorëve" dhe "Kundër energjisë bërthamore" thërrisnin të premten e kaluar (28.12.2012) rreth 1.000 vetë para selisë së kryeministrit Shinzo Abe në Tokio. Sipas organizatorit të protestës "Metropolitan Coalition against Nukes" (koalicioni i qytetit të madh kundër energjisë bërthamore) kjo ishte demonstrata e 37-të në një të premte qysh prej pranverës. Mirëpo shanset e protestave për sukses kanë rënë.

Kjo sepse kryeministri i ri Abe është një përkrahës i qartë i energjisë bërthamore. Madje pas ardhjes së tij në post Abe paralajmëroi ndërtimin e reaktorëve të rinj bërthamorë. Partia Liberal-demokratike e tij (LDP) është mishërimi i partisë përkrahëse të energjisë bërthamore në Japoni. Për dekada me radhë LDP-ja ishte pjesë e trekëndëshit të hekurt: burokraci, industri dhe shkencë, i cili nuk linte fiji dyshimi te siguria e centraleve bërthamore. Kjo lidhje pengoi edhe mbrojtjen e mjaftueshme prej cunamit të impiantit bërthamor në Fukushima.

Japans Regierungschef Abe besucht zerstörten Atommeiler Fukushima Japan's new Prime Minister Shinzo Abe (C) inspects the Tokyo Electric Power Company's (TEPCO) emergency operation center inside the crippled Fukushima Daiichi nuclear power plant in Ota on December 29, 2012. The clean-up at Fukushima after its tsunami-sparked nuclear meltdowns is an 'unprecedented challenge' Abe told workers during a tour of the plant. AFP PHOTO / Itsuo Inouye / POOL (Photo credit should read ITSUO INOUYE/AFP/Getty Images)

Kryeministri Shinzo Abe viziton Fukushimën (29.12.2012)

Vizitë në Fukushimë

Megjithatë kryetari i qeverisë Abe nuk e shprehu mendimin e tij gjatë vizitës së parë të reaktorëve të shkatërruar. Ai parapëlqeu të lavdëronte punëtorët për angazhimin e tyre. "Guximi juaj është shpresa dhe e ardhmja e Japonisë", deklaroi kryeministri. Sfida nuk është kapërcyer ende, vijoi ai. Për të parën herë në historinë e vet njerëzimi gjendet para një pune pastrimi të përmasave të tilla, tha Abe. Suksesi i saj do të shpjerë në "rindërtimin e Fukushimës dhe të Japonisë", tha më tej Abe. Ai plotësoi vetëm kaq: Heqja dorë nga energjia bërthamore nuk realizohet dot me iluzion.

Ministri i tij i Industrisë dhe Ekonomisë Toshimitsu Motegi ishte më i qartë: "Ne nuk kemi vendosur ende për politikën e heqjes dorë nga energjia bërthamore deri në vitet 2030". Me këto fjalë u distancua Motegi (ministria e të cilit është përgjegjëse për energjinë) prej politikës së qeverisë pararendëse. Por marrjen e masave Motegi ia lë në dorë mbikëqyrjes bërthamore, e cila qysh prej vjeshtës nuk është më nën varësinë e ministrisë së tij. 48 centralet bërthamore të mbyllura do të rivihen në punë brenda tre vjetësh në rast se enti për rregullator për objektet bërthamore (NRA) konfirmon sigurinë e tyre, kërkoi Motegi.

Atomkraft Demonstration Japan

Demonstratë kundër energjisë atomike në Tokio (29.06.2012)

Shteti bërthamor nuk funksionon më

Mirëpo 'trekëndëshi i hekurt' nuk ekziston më në formën e tij të vjetë. Në të kaluarën palët e përfshira i bashkërendonin qëndrimet në prapaskenë dhe dilnin në publik me një qëndrim të përbashkët. Sot nuk mund të bëhet më fjalë për diçka të tillë. Kryetari i ri i mbikëqyrjes bërthamore, Shunichi Tanaka, e kundërshtoi Motegin brenda ditës: Për nga kërkesat kohore është e pamundur që të konstatohet brenda tre vjetësh siguria e të gjithë reaktorëve, tha ai. Madje Tanaka nuk e konsideroi të nevojshme që t'ia shprehte personalisht ministrit të ri opinionin e tij, po zgjodhi për këtë një bisedë me të përditshmen japoneze Asahi Shimbun.