1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Jap de Hop Shefer: Nuk mund të lejojmë humbjen në Afganistan

Sot të enjten (7.2.) ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen në Vilna të Lituanisë. Në qendër të takimit dyditor është angazhimi në Afganistan dhe ndarja e ngarkesës së luftës midis të gjithë partnerëve të koalicionit.

Ngarkesa e luftës në Afganistan duhet ndarë midis të gjithë partnerëve

Ngarkesa e luftës në Afganistan duhet ndarë midis të gjithë partnerëve

Është kthyer thuajse në ritual: Gjithmonë përpara takimeve të rëndësishme të NATO-s në aleancë ndizet diskutimi për ndarjen e ngarkesës së operacionit më të madh ushtarak në Afganistan.

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jaap de Hoop Scheffer në Berlin

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jaap de Hoop Scheffer në Berlin

Është viti i tetë që në këtë vend NATO-ja ka dislokuar 43 000 trupa. SHBA, që kanë kontigjentin më të madh kërkojnë më shumë forca luftarake nga vendet e tjera të NATO-s për në Jug të Afganistanit. Ministri i mbrojtjes i SHBA Robert Gates, i paraqiti kërkesë me shkrim Gjermanisë, që të dërgojë më shumë trupa si dhe të shfuqizojë kufizimet për kontigjentin e vet të bundesverit (ushtria gjermane), që operon vetëm në Veriun e qetë të Afganistanit. Kërkesa të ngjashme janë paraqitur edhe nga Kanadaja dhe Holanda, të cilat duan t´i pakësojnë trupat e tyre në Jug të Afganistanit.

Ushtarë gjermanë të ISAF-it

Ushtarë gjermanë të ISAF-it

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung, e hodhi poshtë kërkesën qysh përpara takimit të NATO-s, që do të nisë punimet të enjten (07.02) në Vilna (Lituani). Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer në një intervistë gazete ndonëse e vlerëson punën e gjermanëve për rindërtimin e vendit në Veri të Afganistanit, mbështet kërkesën për angazhimin e trupave gjermane edhe në Jug. Në takimin e ministrave të mbrojtjes në Vilna do të diskutohet edhe mbi strategjinë e deritanishme të NATO-s, nëse kjo ka qenë e sukseshme sa i përket luftimit të terroristëve dhe talibanëve, duke siguruar në të njëjtën kohë ushtarakisht rindërtimin me mjete relativisht të kufizuara. Dyshimet e shprehura lidhur me këtë strategji, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jap de Hop Shefer përpiqet t´i shmangë. Ai vë në dukje se po bën përparime stërvitja e ushtrisë afgane dhe se ka suksese edhe në luftën kundër kryengritësve: "Ky është një angazhim i shtrirë në një periudhë të gjatë kohe. Në qendër të vëmendjes nuk është domosdoshmërisht aspekti ushtarak, sepse sa më mirë të jetë stërvitur ushtria afgane, aq më shumë përgjegjësi mund të marrë ajo mbi vete. Përgjigja ndaj problemeve në Afganistan nuk është ushtarake, por civile. Rindërtimi dhe zhvillimi kërkojnë kohë."

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop i kërkon Gjermanisë të marrë më shumë ngarkesë në Afganistan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer i kërkon Gjermanisë të marrë më shumë ngarkesë në Afganistan

Nisur nga fakti që Gjermania e refuzon përforicmin e angazhimit të vet në Afganistan, NATO-ja i var tani shpresat tek Franca. Presidenti francez Nikola Sarkozi, i cili do ta integrojë sërish vendin e tij në aleancë, mund të verë trupa shtesë në dispozicion. Jap de Hop Shefer është i sigurtë, që në fund do të arrihet që trupa e mbrojtjes ISAF në Afganistan do të pajiset me ushtarët dhe me mjetet e nevojshme: "Të mos harrojmë, që ne atje luftojmë terrorizmin. Vija e parë e frontit është për ne lufta kundër terrorizmit. Ndaj është fare e thejshtë: ne nuk mund t´ia lejojmë vetes që të humbasim. "

DW.COM

  • Data 07.02.2008
  • Autor Bernd Riegert / DW Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3W1
  • Data 07.02.2008
  • Autor Bernd Riegert / DW Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3W1