1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Janukoviçi vazhdon kursin e ashpër ndaj opozitarëve

Janukoviçi vepron kundër opozitës. Shërbimi sekret SBU po heton edhe kundër opozitës për tentativë për grusht shteti. Ndërkohë Steinmeier kërkon trajtim mjekësor të aktivistit Bulatov në Gjermani.

Drejtësia ukrainase forcon kursin e ashpër kundër oponentëve të qeverisë së presidentit Janukoviç. Ndaj Dmitri Bulatovit, aktivistit që është keqtrajtuar brutalisht nga persona të panjohur është ngritur padi për pjesëmarrje në trazirat masive, bëri të ditur Ministria e Brendshme në Kiev. Hetuesit kanë kërkuar arrest shtëpiak për Bulatovin, i cili sipas të dhënave të tij për ditë me radhë është mbajtur nën dhunën e personave të panjohur. 35 vjeçari aktualisht gjendet në një klinikë spitalore për trajtim, dhe policia ka bllokuar dhomën ku ndodhet Bulatovi.

Sipas njoftimeve në media shërbimi sekret SBU po heton edhe kundër opozitës për tentativë për grusht shteti. Gjatë një bastisjeje në ambientet e partisë së ish-kryeministres së burgosur, Julia Timoshenko janë gjetur të dhëna konnkrete për këtë tentativë, bëri të ditur një zëdhënës i shërbimit sekret, SBU duke justifikuar me këtë ndërhyrjen policore në selinë e kësaj partie.

Ashton kritikon Ukrainën

Ndërkohë e ngarkuara e Bashkimit Europian për politikën e Jashtme, Catherine Ashton u shpreh e shokuar për keqtrajtimin që i është aktivistit Bulatov. Ashton kritikoi mënyrën e veprimit të policisë si të papranueshme. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier i kërkoi qeverisë në Kiev të lejojë trajtimin mjekësor të Bulatovit në Gjermani.