1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Janukoviç: Pushteti është marrë nga fashistët dhe nacionalistët

Viktor Janukoviç shfaqet për herë të parë që pas rrëzimit të tij nga posti i Presidentit. Nga qyteti jugor i Rusisë Rostov-on-Don ai tha se nuk do të kërkojë ndihmën ushtarake rusë për krizën në Ukrainë.

Ish Presidenti Ukrainës Viktor Janukoviç deklaron se "nacionalistët dhe fashistët" janë përgjegjës të krizës në vend. "Pushteti është marrë nga nacionalistët dhe të rinjtë fashistë, të cilët janë të pakët në numër në Ukrianë", tha ai në një konferencë për shtyp. "Ky është rezultat i politikave të Perëndimit, që po mbështeste protestuesit në Maidan”, tha Janukoviç duke iu referuar sheshit në Kiev, ku u zhvilluan protestat antiqeveritare në tre muajt e fundit.

Viktor Janukoviç i kërkoi falje ukrainasve "për faktin që nuk pati forcën e mjaftueshme për të ruajtur stabilitetin dhe të mos lejonte të ndodhte rrëmuja". Kjo përgjigje erdhi, pasi një gazetar e pyeti, nëse ai ndihej i turpëruar. "Unë iu kërkoj falje edhe veteranëve dhe popullit Ukrainas për atë, që ndodhi në Ukrainë."

Ai foli edhe për ngajrjet e fundit në Krime, duke i quajtur si një ‘reagim natyral' pas një marrjeje të pushtetit në mënyrë ‘banditeske', ashtu siç bënë autoritet në Ukrainë. Ai deklaroi gjithashtu se e sheh ende veten si President i Ukrainës dhe se Krimea duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Ukrainës.

Viktor Janukoviç i quajti zgjedhjet e majit për president të paligjshme dhe se nuk do të marrë pjesë. Ai tha se do të kthehet në Ukrainë vetëm, nëse garantohet sigura e tij.