1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

James Blunt: përvojë mizore lufta në Kosovë

Blunti paraqitet më energjik në albumin e ri. Ai e sheh Kosovën si vend ku ka përjetuar dhimbje

Ylli i muzikës pop, James Blunt

Ylli i muzikës pop, James Blunt

Pas tri vjetësh mungesë, i cilësuari si psikolog i femrave numër 1, këngëtari James Blunt kthehet sërish me një album. Të premten del në treg albumi i tij i ri „Njëfarë brenge“(„Some kind of trouble“). Kënga e këtij albumi „Rezisto për gjithë natën“ („Stay the night“) ndodhet tashmë në vendin e katërt të Hitparadës gjermane.

Muzika e Bluntit në albumin e ri është bërë më energjike, në dallim nga melankolia dhe reflektimet e mëparshme.

I pyetur për atë që ka mësuar nga Kosova, gjatë kohës kur shërbeu si ushtar, e se në ç'masë e kanë ndikuar përjetimet e kohës si ushtar në Kosovë krijimtarinë e tij dhe albumin e ri, James Blunt përgjigjet:

„Të shohësh njerëz në luftë është një përvojë mizore. Mëson se ata u përngjajnë më shumë kafshëve se sa mendon. Përjetimet e mia unë i kam përpunuar më vonë në disa këngë. Për shembull në “No Bravery” (“Jo trimëri”) më albumin tim të parë ose në “Same mistake” (“I njëjti gabim”) dhe në këngën “I Really Want You” (“Unë dua vërtet të jem me ty”), në diskun tim të dytë. Por nga koha ime si ushtar tashmë kanë kaluar tetë vjet. Unë jam i gëzuar që ndërkohë kam parë kaq shumë gjera të tjera dhe kam mbledhur përvoja të reja.”

Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Px8N
  • Data 03.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Px8N