1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jakup Krasniqi: Takimet në Berlin shumë frutdhënëse

I ftuar nga Presidenti i Bundestagut Norbert Lammert, Kryetari i Kuvendit të Kosovës i shoqër nga disa deputetë qëndroi në Berlin për një vizitë zyrtare. Në bisedë me DW Krasniqi flet për një vizitë shumë të suksesshme

Jakub Krasniqi dhe Norbert Lammert

Jakub Krasniqi dhe Norbert Lammert

DW: Për tre ditë qëndruat në Berlin i ftuar nga Presidenti i Bundestagut Lammert. Çfarë përshtypje krijuar në këtë vizitë e cila është edhe e para për ju si Kryetar i Parlamentit të Kosovës së pavarur?

Krasniqi: Ka qenë një pritje shumë e ngrohtë, shumë dashamirëse. Pra mund të them një pritje e shkëlqyeshme nga të gjithë. Me këtë rast si Presidenti i Bundestagut , zoti Lammert edhe politikanët e tjerë kudo ku ishim në takimet që zhvilluan treguan një interes të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe zhvillimet e saj më të fundit. Ata ishin të interesuar të dinin gjithçka për shtetin e ri të Kosovës, për përparimet por edhe mangësitë që ka ky vend. Unë kthehem në Kosovë me përshtypjet më të mira nga Berlini.

DW: Konkretisht zoti Krasniqi, çfarë u tha në takimet që ju zhvilluat, veçanërisht në Ministrinë e Jashtme dhe në atë të Mbrojtjes, apo me përfaqësues dhe drejtues komisionesh të ndryshme të Bundestagut, si dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare? Çfarë premtuan ata për të ardhmen e Kosovës?

Pala gjermane të interesuar për zhvillimet demokratike në Kosovë

Jakup Krasniqi në intervistë me Deutsche Wellen

Jakup Krasniqi në intervistë me Deutsche Wellen

Krasniqi: Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh, kjo është e vërtetë. Axhenda jonë ishte mjaft e ngjeshur në këto tre ditë, por shumë efektive, shumë frutdhënëse. Në përgjithësi të gjithë treguan interes të veçantë për situatën politike në Kosovë, për zhvillimet në veri të Kosovës. Por në mënyrë të veçantë politikanët gjermanë u interesuan edhe për sundimin e ligjit dhe rendit në vendin tonë, zhvillimet demokratike në aspektin ligjor. Gjithashtu ata insistuan edhe në luftën që institucionet e Kosovës duhet të bëjnë ndaj dukurive negative, në luftën kundër korrupsionit. Ata kërkuan një angazhimi më të madh të politikës kosovare në këtë drejtim.

DW: A ka një mbështetje konkrete nga pala gjermane për Kosovën?

Krasniqi: Sigurisht që ka sepse Gjermania na ka mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve. Ndihma dhe kontributi i Gjermanisë është mjaft i madh, gadishmëria e saj për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në rrugën e esaj të integrimit, të sundimit të ligjit dhe të rendit dhe të sigurimit të tërësisë terrritoriale është shumë konkrete .Për të gjitha këto kemi marrë një mbështetje të fuqishme nga Gjermania. Do të veçoja këtu bashkëpunimin mes dy parlamenteve, bashkëpunim ky që ka nisur edhe më parë dhe do të vazhdojë me siguri në të gjitha fushat. Jo vetëm në atë politike por edhe në fushën ligjore dhe adminitrative.

DW: Au diskutua çështja e statusit të Kosovës në rrrugën për intergimin në BE, dialogu Prishtinë Beograd ? Si vlerësohen nga pala gjermane këto hapa?

Vlerësohen bisedimet shqiptaro-serbe, kërkohet bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX

Krasniqi: Mendoj se pala gjermane e vlërëson gadishmërinë e Kosovës për të biseduar me palën serbe, e vlerëson gadishmërinë e Kosovës që këto bisedime të jenë frutdhënëse dhe u shpreh mbështetja që Gjermania i jep Kosovës në rrugën e saj për në BE, fillimisht në atë të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj e më pas për proceset e tjera të kësaj rruge të integrimit europian. Por natyrisht edhe nga ne u kërkua që të kryejmë detyrat dhe obligimet që na takojnë në raport me zhvillimet e demokracisë por edhe në raport me qytetarët e Kosovës. Gjermania është duke i përcjell nga afër zhvillimet në Kosovë, veçanërisht ato në veri. Shumë qartë u fol për qëndrimin e politikës gjermane në raport me Serbinë se pa përmbushjen e kritereve të parashtruara, nuk do të jepet pëlqimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. U kërkua nga të gjithë që institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in në mënyrë që problemi në veri të zgjidhet në mënyrë të koordinuar.

Jakub Krasniqi dhe Norbert Lammert

Jakub Krasniqi dhe Norbert Lammert

DW: Ju ishit i pranishëm edhe në zhvillimin e një séance parlamentare në Bundestag? A ju ndihmon kjo përvojë në Berlin zoti Krasniqi?

Krasniqi: Realisht ne kemi kohë që deputetët tanë shkëmbejnë përvoja të tilla dhe sigurisht kjo ka ndIhmuar në funskionimin më të mirë të parlAmentit tonë. Ky është edhe synimi ynë edhe në këtë vizitë treditore që të bartim me vete gjithçka që duhet të jetë edhe në të mrië të funksionimit të parlamentit tonë. Praktikat na ndihmojnë shumë sidomos për zhvillimin e debatit por edhe i pjesëve përbërëse të parlamentit. Roli I rregullores ai i grupeve të punës, reformat e ndryshme në këtë institucionem apo kodi i etikës së Parlamentit janë për tu marrë shembull këtu në Berlin.

DW: Meqenëse vitit 2011 po i vjen fundi, a mund të na bëni një bilanc të shkurtër të Parlamentit në Prishtinë, kur dihet që ky vit nuk ka qenë I lehtë?

Krasniqi: Po kjo është e vërtetë.Viti 2011 për shkaqet që dihen e ka nisur punën në muajin mars dhe po të kemi parasysh periudhën e punës së tij, mendoj se parlamenti i Kosovës në përgjithësi i ka realizuar objektivat e tij. Bilanci i Kuvendit të Kosovës është më I sukseshmi në krahasim me institucionet etjera në Kosovë. Kemi një bilanc pozitiv edhe për faktin që në parlament rreth 85 deputetë janë të rinj , të pranishmë për herë të parë në këtë institucion, pra pa përvojë. Megjithatë të gjitha obligimet deri në fund të vitit po realizohen përtej parashikimeve.

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi:Aida Cama