1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Jakup Krasniqi: kam shqetësim për pavarësinë e institucioneve të pavarura në Kosovë

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës prononcohet për DW lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila tha se "deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet ndaj ndjekjeve penale"

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

DW: Zoti Krasniqi, si e cilësoni vendimin e Gjykates Kushtetuese, e cila në interpretimin e saj thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet ndaj ndjekjeve penale dhe rrjedhimisht ata edhe mund të arrestohen?

Krasniqi:Unë jam deklaruar edhe më herët për çështjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe bindja dhe qëndrimi im ka qenë që deputetët kanë imunitet të butë, që do të thotë, kanë imunitet nga arrestimi, por nuk pengojnë ndjekjet penale. Megjithatë,  tash kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me Kushtetutë, Gjykata Kushtetuese është institucioni i pavarur dhe është organi i fundit, që bën interpretimin e Kushtetutës. Tash u mbetet instancave të tjera ta thonë fjalën e tyre. Nga ajo që kam parë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e kam një shqetësim dhe ai është se cila do të jetë pavarësia e funksionimit të institucioneve të pavarura në Republikën e Kosovës.   

DW: Zoti Krasniqi, është  kjo një praktikë e mirë e demokracive parlamentare që deputeti të mos ketë imunitet edhe pse është i zgjedhuri  i popullit?

Krasniqi: Unë e thashë shqetësimin tim, se sa institucionet e Republikës së Kosovës marrin në mënyrë të pavarura vendime, nuk kam koment tjetër.

DW:Zoti Krasniqi,  mendoni se ka nevojë për ndryshime kushtetuese  në pikën ku flitet për imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës?

JJakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Krasniqi: Kjo varet shumë nga deputetët të cilat e kanë fjalën kryesore për këto ndryshime, por mendoj se kjo çështje duhet të definohet edhe më qartë sesa ishte e definuar më Kushtetutën e tanishme që është në fuqi.

DW: Zoti Krasniqi, tashmë dihet se ka disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që janë nën hetime të ndryshme dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese u bë e qartë se edhe mund të ketë arrestime. Atëherë çfarë imazhi do t'i mbetet organit më të lartë legjislativ të vendit nëse ndodh kjo?

Krasniqi: Kjo çështje sigurisht që e dëmton edhe imazhin e deputetit edhe të institucioneve edhe të qytetarëve, prandaj mendoj se organet e pavarura para së të mbahen zgjedhje, kanë mundur që paraprakisht të verifikojnë dhe të bëjnë selektimin e personave që nuk do të duhej të ishin  në  listat zgjedhore. Prandaj këtu qëndron baza e shqetësimeve të mia për funksionimin e pavarur të institucioneve në Republikën e Kosovës.

 

Autor: Bekim Shehu/ Prishtinë

Redaktoi: Auron Dodi