1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Jërg Haider synon të hyjë përsëri në politikë

Populistët e djathtë austriakë po armatosen për fushatën zgjedhore. Ekspertët vlerësojnë se rreth 25-28 përqind e elektoratit janë pro partive të djathta me qëndrim armiqësor ndaj të huajve dhe BE-së.

default

Jërg Haider

Populistët e djathtë austriakë po armatosen për fushatën zgjedhore dhe luftojnë njëri-tjetrin. Kryeministri i landit austriak të Karentisë (Kärnten) Jërg Haider synon të hyjë përsëri në politikë dhe të marrë drejtimin e BZÖ-së (Aleanca për të Ardhmen e Austrisë), që u krijua prej tij para tre vjetësh, si fraksion i partisë së djathtë populiste FPÖ. Që atëherë të dy partitë janë në grindje me njëra-tjetrën.

Fundjavën e kaluar u vendos që Jërg Haider do të drejtojë përsëri. Por ndryshe nga fundi i viteve 90-të, kur Haider luftoi kundër të dy partive kryesore, ai lufton sot në një front të dytë. Anëtarët e partisë së dikurshme janë kundërshtarët e tij, që kur para tre vjetësh ai i ktheu kurrizin FPÖ-së dhe themeloi partinë e tij, aleancën për të ardhmen e Austrisë BZÖ.

Të dy partitë luajnë me kartën nacionale. FPÖ nën drejtimin e Heinz-Christian Strache është siç duket e gatshme të kapërcejë kufinjtë, si në rastin e Susanne Winter, një grua që ka shanse të mira, për të hyrë në parlamentin austriak. Në festen e vitit të ri të FPÖ- së në afërsi të Gracit ajo u shpreh hapur kundër fesë islame. Para një publiku brohoritës ajo pati tërhequr vëmendjen nga rreziku "i bordeleve muslimane të kafshëve" duke kaluar në pohime, që u kritikuan madje më vonë edhe nga BZÖ-ja. Fjalët e saj "Në sistemin e sotëm Muhameti është një, që abuzon me fëmijë" u pritën me ovacione nga të pranishmit në sallë.

Frika - një faktor i rëndësishëm i strategjisë së fushatës elektorale të FPÖ-së. Frikë nga globalizimi, frikë nga hyrja e të huajve, apo frikë nga feja islame. Kryetari i partisë Strache e di se si fitohet prej kesaj ndikimi politik dhe nuk mund të pritet, që fjalimet e tij në fushatën zgjedhore të jenë ndryshe nga ata të fillimit të vitit. "Nqs. ju doni të siguroni një oksident të krishterë evropian dhe nuk doni të ktheheni në një Evropë muslimane, atëherë duhet të zgjidhni të lirë të dashur austriakë, sepse vetëm ne jemi gati, t´ua sigurojmë një gjë të tillë."

Por Strache është i dërmuar. Kur vitin e kaluar dolën fotografitë, që e tregonin në ushtrime përgatitjeje ushtarake, konkurrenti Haider diti ta shfrytëzojë. "Dhe ky ka qenë një shkak, përse jemi larguar nga njëri-tjetri, sepse unë jam i mendimit që problemet nuk zgjidhen me dhunë, por në kuadër të demokracisë vlen fjala e folur."

Jërg Haider dhe Peter Westenthaler

Jërg Haider dhe Peter Westenthaler

BZÖ e Haiderit do të përpiqet të prezantohet si e aftë për drejtim. Sikur të mos kishin qenë akuzat që e bëjnë kryetarin e BZÖ-së Westenthaler po aq të dyshimtë sa edhe konkurrentin e tij në FPÖ. Disa konsiderojnë Westenthalerin në fund të karrierës së tij.Kjo edhe arsyeja se përse ai i jep drejtimin Haiderit.

Konkurrentja FPÖ përhap thashetheme për gjoja lidhje homoseksuale ndërmjet Haiderit dhe ish-kryetarit të FPÖ-së Ewald Stadler, të cilin Haider do ta fitojë për të ashtuquajturin ekipi për Austrinë.

Ka mundësi që me këto shpifje të dobësohet potenciali i zgjedhësve për populistët e djathtë, që konsiderohet 25 përqind. Megjithatë BZÖ ka të vetën një temë në fushatë, së cilës nuk do t´i shmangen dot as partitë e tjera, inflacionin. Partia e Haiderit ka nisur një iniciativë popullore kundër shtrenjtimeve. Titulli të ndalohen çmimet tani. Sipas motos kush mund të thotë jo për këtë?

  • Data 05.08.2008
  • Autor Jörg Brandscheid
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqqH
  • Data 05.08.2008
  • Autor Jörg Brandscheid
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqqH