1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraelitët rrezikojnë jetën për të ndihmuar sirianët

Shumë njerëz të cilët bëjnë punë vullnetare, e bëjnë hapur një gjë të tillë, por një grup të rinjsh izraelitë vendosin jetën e tyre në rrezik për tu dhënë ndihmë mjekësore sirianëve.

Mjekët izraelitë dhe vullnetarët e bëjnë punën e tyrë në mënyrë sekrete për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes Izraelit dhe Sirsë. Për të shkuar në kampet e refugjatëve në kufi me Sirinë atyre u duhet të ndërrojnë rrobat dhe të hynë e dalin në mënyrë të paligjshme. Siria nuk e njeh Izraelin dhe izraelitët e kanë të ndaluar të hyjnë në vend, prandaj edhe Izraeli ka mbetur jashtë luftës civile në Siri. Zyrtarisht nuk ka bërë asgjë në ndihmë të 2 milionë refugjatëve, por një numër i vogël sirianësh të plagosur janë duke u trajtuar në spitalet izraelite. Kjo është vetëm ajo që duket në sipërfaqe. Një organizatë jo fitim-prurëse izraelite ka punuar nën radar që prej vitit 2005 në gjithë botën dhe në dy vitet e fundit është përqëndruar në Siri. Kjo organizatë ka siguruar 670 tonë ushqime, 70 tonë mjete sanitare dhe 20 tonë medikamente. Grupi "IL 4 Syrians" ka çuar edhe specialistë post-trauma në zonat e konfliktit.


Mision klandestin

Më shumë se 1,200 izraelitë punojnë për organizatën dhe duan të mbeten anonimë për të mbrojtur jetën dhe punën e tyre. Vullnetarët, të cilët kanë kryer edhe sherbimin ushtarak izraelit, kanë profesione të ndryshme. Ata trajnojnë infermierët sirianë dhe punëtorët në kampet e refugjatëve. Një nga themelueset, që përdor emrin e rremë Gila, thotë se grupi nuk është formuar për të ndihmuar qeverinë izraelite. "Ne nuk duam të ndihmojmë organizata të cilat marrin ndihmë nga qeveria e Izraelit", thotë ajo për DW. Ata e argumentojnë ndihmën humanitare me faktin se shenjtëria e jetës njerëzore duhet të respektohet dhe kjo është pjesë e fesë dhe kulturës hebreje. "Kjo gjë vlen për armiqtë më të fortë të Izraelit dhe të gjithë të tjerët. "Gila tregon se kur u tha liderve sirianë se ishte nga Izraeli dhe kishte ardhur të ndihmonte, ata u shokuan. "Një nga ata u çua në këmbë dhe më bërtiti: 'Ti nuk je mikja ime, ti je armikja ime.' Për pak ai theu tavolinën." Ajo thotë se ai e hodhi në votë nëse edhe të tjerët do të donin të bashkëpunonin me Gilën dhe sot ajo e bën një gjë të tillë.


Rreziku për jetën

Israel ZIV Medical Center in Safed

Duke ndihmuar te plagosurit

Afër Lartësive të Golanit, shumë pacientë kanë kaluar kufirin dhe janë trajtuar nga mjekët izraelitë. Spitalet nuk tregojnë se si kanë shkuar atje pacientët. Disa nga mjekët e grupit IL4 Syrians kanë kryer operacione shpëtimi në zonat e konfliktit. Ata kanë qenë të pajisur edhe me medikamente të ndihmës së shpejtë, duke përfshirë serume, lengje dezefektimi, fasho dhe mjete për qepjet. Vullnetarët e kanë të qartë se janë duke rrezikuar jetën e tyre duke kaluar kufirin sirian. "Askush nuk merr leje për të vrarë. Ne nuk marrim leje për të shpëtuar jetë. Ne besojmë se nëse SHBA do të nisë sulmin, Assadi do të përdorë akoma më shumë armë kimike", thotë Gila. Ajo thotë se grupi ka shpërndarë 500 kamera dixhitale, të cilat do të filmojnë në rast se do të kryhet një sulm me armë kimike. Gila thotë se shumë nga kolegët e saj kanë familje dhe e kupton rrezikun për ata që i vihen kundër Vallzërisë Myslimane apo qeverisë së Assadit. "Nuk ka asnjë mënyrë të zgjuar për tu përballur me frikën. Por zgjedhja për të bërë këtë, të ndjesh se je në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe je duke ndihmuar për një ndryshim domethënës, të bën të ndjehësh mirë."