1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraelin e kërcënon kriza qeveritare - Baraku kërkon dorëheqjen e Olmertit

Pas akuzave për korrupsion kundër kryeministrit Olmert, partneri i koalicionit Barak i kërkoi atij të japë dorëheqjen nga posti, për shkak të hetimeve. Në të kundërt partia e tij do të kërkojë zgjedhje të parakohshme.

default

Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert dhe ministri i mbrojtjes Ehud Barak

Pas bisedimeve intensive me antarë drejtues të partisë së punës kryetari i saj të mërkurën (28.05) në mesditë në një konferencë shtypi në Jeruzalem deklaroi: "Unë dëshiroj për ne të gjithë dhe për kryeministrin, që akuzat ndaj të tij jenë të papbaza. Por sot atij i duhet që në dobi të shtetit dhe konform normave të tij të tërhiqet nga  posti."

Përpara se të jepte këtë deklaratë Barak kish pasur një takim me kryeministrin Olmert si dhe kish biseduar me të lidhur me çështjen duke i matur pulsin. Takimi në rezidencën e Olmertit zgjati një orë.  Eshtë në dorën e partisë së Olmertit Kadima, tha Baraku, që të vendosë shpejt për pasardhësin e tij.  Barak vendimin e tij e argumentoi me gjendjen e poliitkës së sigurisë në vend: "Në sfondin e situatës së krijuar dhe të sfidave të mëdha, që ka përpara shteti i Izraeilit - Hamasi dhe Hizbollahu,  Syria dhe Irani, ushtarët e burgosur dhe procesi politik, unë  mendoj se kryeministri nuk mund të drejtojë qeverinë dhe njëkohësisht  të kujdeset për çështjet e veta personale."

Tensionimi aktualisht i gjendjes në politikën e brendëshme ka të bëjë kryesisht me deponimet e një dite më parë, që bëri si dëshmitar para gjyqit në Jeruzalem biznesmeni amerikan Talansky. Dëshmitë e tij u komentuan nga shtypi në Izrael si mjaft të rënda për Olmertin. Talansky deponoi në mënyrë të detajuar, që për një periudhë prej gati dhjetë vjetësh i ka dhënë të paktën 15.0000 dollarë si transfer bankar dhe pjesën më të madhe në dorë Olmertit. Këto para janë përdorur prej tij shpesh herë për si shpenzime luksi.


Kryeministri përmes këshilltarit të vet për media komunikoi, se ka ndërmend të vazhdojë të qëndrojë në post. Tani nuk bëhet fjalë as për dorëheqjen nga posti dhe as për shkëputjen përkohësisht nga detyra.  Krahas politikanëve të opozitës ndërkohë edhe deoputetë të partisë Kadima të Olmertit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Izraeli ka nevojë për një udhëheqje tjetër, në mënyrë që të çohen përpara çështjet e shtetit, tha deputetja e i Kadimasë Amira Dotan. Ajo vuri në dukje se ende "i jehojnë në vesh fjalët" e biznesmenit Talansky.

Kreu i opozitës Benjamin Netanjahu dhe kryetari i partisë ultra-konservatore Shas, Eli Yishai patën një takim të enjten (28.05) për të shqyrtuar situatën pas dëshmisë së Talansky-t. Yishai, partia e të cilit është partnere koalicioni në qeverinë e Olmertit, deklaroi, se mendon gjithashtu si Baraku dhe të tjerë ministra të kabinetit, që Olmerti duhet të tërhiqet.


Brenda partisë Kadima të Ehud Olemrtit ka nisur lufta për pushtet: ministrja e jashtme Livni, e cila në bazë të të gjitha anketimeve është politikania me më  popullaritet e Kadimasë, është përpjekur të mbrohet prej trataivave të përbashkëta të Olmertit dhe ish-ministrit të mbrojtjes Mofaz që ta sfidojnë atë në pretendimin si pasardhëse. Olmerti favorizon Mofazin, një ish-shef i shtabit të përgjithshëm, që në kohën e intifadës së dytë në fillim të këtij dhjetvjeçari iu kundërvu me dhunë ushtarake kryengritjes palestineze.

  • Data 28.05.2008
  • Autor Verenkotte, Clemens Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7w0
  • Data 28.05.2008
  • Autor Verenkotte, Clemens Tel Aviv (BR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E7w0