1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli shpreson për stabilizimin e Egjiptit- Roli i SHBA-së kritikohet

Në Izrael sundon shqetësimi për gjendjen jo stabile në Egjipt. Një fund i regjimit Mubarak mund të krijojë një vakum të rrezikshëm pushteti, është vlerësimi në Jeruzalem.

default

Hosni Mubarak dhe Benjamin Netanjahu

Kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi ditën e dielë paradite për intinerarin zyrtar. Para fillimit të mbledhjes së kabinetit në Jeruzalem kryeministri deklaroi: "Përpjekjet tona kanë si qëllim të ruajnë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë. Unë ju kujtoj se paqja midis Izraelit dhe Egjiptit ka zgjatur prej më shumë se tri dekadash dhe qëllimi ynë është që të garantojmë që këto marrëdhënie të vazhdojnë. Në këtë kohë sigurisht që ne duhet të tregojmë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe maturi maksimale dhe unë u kam thënë ministrave të mi që të tregohen të përmbajtur në dhënien e deklaratave lidhur me këtë temë".

Sipas gazetës "Ma' ariv", e cila u referohet burimeve qeveritare izraelite, Izraeli parashikon se presidenti i Egjiptit Mubarak do të ketë sukses në stabilizimin e regjimit të tij. Këtë vlerësim e bazojnë në emërimin e Omar Suleimanit, i cili ka qenë për një kohë të gjatë shefi i shërbimit sekret, si zevëndës i Mubarakut.

Pasiguri rreth zhvillimeve në Palestinë

Forcat e armatosura izraelite janë të mendimit se trazirat në Egjipt do të ndryshojnë ekuilibrin ushtarak në Lindjen e Mesme, bën të ditur radioja e ushtrisë. Grupet palestineze militante në Rripin e Gazës mund të shfrytëzojnë situatën jo stabile në Egjipt për të kontrabanduar municione përmes gadishullit Sinai në pjesën bregdetare të Rripit të Gazës. Në Rripin e Gazës ndërkohë sipas të dhënave të dëshmitarëve ka mangësi të furnizimit me benzinë dhe naftë. Këto karburante që përdoren për konsum privat mbërrijnë në Rripin e Gazës përmes tubacioneve nëntokësore mes Rript të Gazës dhe Egjiptit.

Pa Mubarakun Izraeli mbetet pa patnerin e vetëm strategjik në botën arabe

Mediet në analizat e tyre për ngjarjet e fundit në vendin fqinjë arrijnë në vlerësimin se Mubaraku nuk mund të qëndrojë më gjatë dhe Izraeli me këtë do të humbasë patnerin e tij të vetëm strategjik në botën arabe. Qeveria e SHBA-së ka lejuar që Mubarak të bjerë shumë shpejt. "Ne jemi tani vetëm", ishte titulli i një gazete izraelite. Të dielën kjo ndjenjë ishte përhapur tek pasagjerët që ecnin nëpër rrugë: "Amerika e shiti mikun e saj më të mirë në dekadën e fundit brenda një sekonde. Kjo mund të ndikojë edhe tek ne, ne jemi të varur nga aleatët tanë dhe Amerika. Ne mund të zgjohemi një mëngjes dhe të konstatojmë se nuk na mbështet askush në botë. Sot ne duhet të jemi dhjetë herë më të kujdesshëm."

Presion ndaj SHBA

Siç bën të ditur gazeta "Israel Hayom", qeveria izraelite ka ushtruar pas kulisave kritika intensive ndaj Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e krizës: Uashingtoni ka dështuar me Mubarakun. Kryeministri Netanjahu pret këtë të hënë për konsultime bilaterale në rang qeverish kancelaren Angela Merkel. Në to do të bisedohet edhe për "zhvilimet më të fundit në rajon ".

Autor: Clemens Verenkotte/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/107ja
  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/107ja