1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli publikon listën e palestinezëve të liruar

Pas një sërë bisedimesh, Izraeli tashmë ka vendosur të lirojë grupin e parë prej 26 të burgosurish palestinezë në kuadër të fillimit të negociatave për paqe. Westerwelle shprehet optimist pas vizitës në Lindjen e Mesme.

Qeveria izraelite ka publikuar një listë me emrat e 26 të burgosurve palestinezë të cilët lirohen para ditës së mërkurë (14.08) kur fillojnë negociatat e reja për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve. Komisioni ministror përkatës i qeverisë izraelite miratoi të dielën në mbrëmje vendimin për lirimin e tyre si një "xhest të vullnetit të mirë". Tani familjet e viktimave kanë 48 orë kohë për të apeluar kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. 20 nga këta të liruar ishin dënuar për vrasje ose si bashkëautorë në vrasje, bën të ditur zyra e kryministrit izraelit Benjamin Netanjahu. 48 orë më vonë ata duhet të lirohen. 14 prej tyre do të sillen në Rripin e Gazës, 12 në Bregun e Jordanit Perëndimor, bën të ditur më tej qeveria. 26 palestinezët janë grupi i parë nga gjithësej 104 palestinezët e dënuar me burg. Pas grupit të parë, 78 të burgosurit e mbetur do të lirohen gjatë nëntë muajve të ardhshëm nëse bisedimet për paqe do të vazhdojnë.

Israel Deutschland Außenminister Guido Westerwelle in Jerusalem

Guido Westerwelle në Jeruzalem (11.08)

Ky vendim erdhi si pasojë e një marrëveshjeje që ka si synim nxitjen e vazhdimit të dialogut për paqe nga SHBA-të. Izraeli dhe autoritetit autonom palestinez kishin rënë dakord para dy javësh nën ndërmjetësimin e SHBA-ve që të rinisnin bisedimet për paqe përsëri pas një periudhë ngrirjeje prej tre vjetësh. Qëllimi i këtyre bisedimeve është arritja e një marrëveshjeje me një zgjidhje dy shtetesh brënda nëntë muajsh. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle siguroi gjatë një vizite në Izrael dhe në Ramallah mbështetjen gjermane për procesin e paqes në këtë rajon. Westerwelle u shpreh optimist për fillimin e këtyre bisedimeve.