1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli ka rënë dakord për furnizimin me armë të forcave të sigurisë të presidentit palestinez

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQ8M

Në prag të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Afërt, Izraeli ka rënë dakord për furnizimin me automjete të armatosura dhe municion të forcave të sigurisë të presidentit palestinez, Mahmud Abas. Gjithsej 25 automjetet speciale do të angazhohen në Jordanin Perëndimor dhe në qytetin e Nablusit në luftë kundër Hamasve. Që dje, qeveria izraelite shpalli se do të lirojë së shpejti më shumë se 430 të burgosur palestinezë. Ky është një gjest i dëshirës së mirë para Konferencës së paqes së Lindjes së Afërt, u bë e ditur në qarqe politike në Jeruzalem.