1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli kërkon të shtohet presioni mbi Iranin

Kryeministri izraelit Netanjahu kërkon një "linjë të kuqe" kundër programit bërthamor iranian. Përndryshe armët bërthamore, që ndërton Irani, do të rrezikojnë Izraelin.

default

Benjamin Netanjahu para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Nuk ka kërcënim më të madh për botën, se një Iran i armatosur me armë bërthamore, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Izraeli ndihet i kërcënuar në ekzistencën e tij nga programi bërthamor i Iranit. "Tregojini Iranit një linjë të qartë të kuqe", kërkoi ai nga bashkësia ndërkombëtare, duke  iu drejtuar kryesisht aleatëve, SHBA-së. "Koha nuk pret më!" Negociatat me qeverinë në Teheran, që vazhdojnë prej vitesh, nuk kanë sjellë asgjë. Edhe pse sanksionet kanë goditur rëndë Iranin, tha Netanjahu në prezantimin e tij shumë të vendosur. "Por programin bërthamor nuk kanë mundur ta ndalin."

Leksion me laps të kuq

"Ja se po ua tregoj - kjo këtu është bombë". Në mes të fjalës së tij kryeministri izraelit nxori një paraqitje grafike, që e kishte sjellë në një kuti të madhe kartoni. Ai i paraqiti Asamblesë të Përgjithshme, që ndiqte e çuditur, vizatimin e një bombe me një fitil të zgjatur - një bombë bërthamore, në të cilën, sipas prezantimit të Netanjahut, po punon Irani.

Deutschland Israel Westerwelle Netanjahu

Westerwelle dhe Netanjahu

Irani e ka kapërcyer të parën nga të tri shkallët, për të dytën po punohet: "Në pranverën, ose verën tjetër Irani do të përfundojë pasurimin e uraniumit për bombën e parë." Pikërisht këtë dështiron të parandojë Izraeli: "Ne duhet t'i vëmë një linjë të kuqe pasurimit e uraniumit nga Irani", tha Netanjahu dhe shënoi linjën me një laps të madh të kuq.

Kërcënim indirekt me sulm

Pse përse pasurimi i uraniumit është për të çelësi, kryeministri izraelit e shpjegoi kështu: Pasurimi i uraniumit bëhet në impiante të mëdha dhe ata mund të "vihen në shënjestër", pra mund të goditën ushtarakisht. Një punishte e vogël, në të cilën për shembull montohet ndezësi i bombës, "nuk mund të gjendet në një vend, që është sa gjysma e madhësisë së Evropës." Demonstrimi i vijës së kuqe do të bëjë që Irani të pendohet,  është i bindur Netanjahu. "Dhe atëherë ne do të kemi më shumë kohë për diplomaci".

I

Asambleja e Kombeve të Bashkuara

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha pas fjalimit të Netanjahut, se Gjermania ndan shqetësimin me Izraelin. Një armatim bërthamor i Iranit është i papranueshëm. "Ne duam një zgjidhje diplomatike, ajo është ende e mundur." Nuk bën të luhet me kohën", paralajmëroi Westerwelle qeverinë iraniane.