1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli kërkon dobësimin e "boshtit iraniano-sirian"

Ka pesë javë që njerëzit në Siri protestojnë kundër qeverisë së tyre diktatoriale dhe për demokraci. Në Izraelin fqinj këto zhvillime po përcillen me vëmendje të madhe.

Lindja e Mesme

Lindja e Mesme

Edhe pse ministrat e qeverisë izraelite e shprehin me kënaqësi publikisht mendimin e tyre, kryeministri Benjamin Netanjahu i ka rekomanduar ata që të heshtin për trazirat në vendin fqinj, Sirinë. Kështu njofton radioja gjysëmshtetërore izraelite. Nga zyra e shefit të kabinetit doli vetëm një deklaratë e shkurtër: qeveria izraelite llogarit edhe më tej se Irani nuk do të ndërhyjë në Siri për të mbështetur presidentin Baschar al-Assad. Irani dhe Siria ka mbi 30 vite që janë aleate të ngushta politike.

Në foto, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu

Edhe pse Assadi dhe regjimi i ti janë armiqët e Izraelit kujdesi është i nevojshëm nga perspektiva izraelite. Ka 40 vjet që ata janë armiq të paparashikueshëm por të cilët mund të jetojnë pranë njëri-tjetrit. Bile në disa faza qeveritë izraelite me të dërguarit e Assadit kanë negociuar edhe për arritjen e një paqeje.

Demokratizimi i Lindjes së Mesme rrugë me plot rreziqe

Ngjarjet në Siri kanë shkaktuar pasiguri të madhe në jetën politike, ushtarake dhe publike në Izrael. Kjo vërehet për shembull në deklaratën e Mike Herzog, gjeneralbrigade i trupave rezervë për radion ushtarake:

Pamje nga protestat në Siri

Protestat në Siri

"Këtu kemi të bëjmë me shumë rreziqe. Nga njëra anë është e qartë se për ne do të ishte më mirë nëse demokratizohet Lindja e Mesme. Por rruga deri atje është plot rreziqe. Gjatë kalimit nga diktatura në demokraci ka shumë forca antidemokratike që provojnë të përparojnë dhe të vijnë në pushtet."

Qysh gjatë kthesës politike në Egjipt Izraeli kishte frikë se pushtetin mund ta fitonte Vllazëria Myslimane. Shqetësimin e njëjtë shumë izraelitë e kanë nëse nga pushteti në Siri rrëzohet presidenti Assad. Një regjim islamist në vend të një klani të alevitëve myslimanë të moderuar do të shihej si kërcënim i madh nga shoqëria izraelite.

Analistët dhe politikanët me pikëpamje të ndryshme

Në foto, Mahmud Ahmadinexhad gjatë një vizite tek Bashar Assadi

Mahmud Ahmadinexhad gjatë një vizite tek Bashar Assadi

Para së gjithash politikanët dhe gazetarët po diskutojnë për çështjen se si do të ndikonte ndërrimi i pushtetit në Siri ndaj vendeve fqinje në Lindjen e Mesme. Në këtë mes ekzsiton i ashtuquajturi "Bosht" Siri-Iran i cili është i lidhur ngushtë me Hizbollahun shiit në Liban dhe Hamasin islamist në Damask dhe në Rripin e Gazës. Kjo aleancë anti-izraelite do të dobësohej nga rrëzimi i pushtetit aktual në Siri.

Analistë të tjerë mendojnë se trazirat në Siri mund të paraqesin rrezik edhe për Izraelin. Ish kryendërmjetësuesi në negociatat paqësore me Sirinë, Itamar Rabinovich shkruan: Nuk mund të përjashtohet që Asaddi dhe aleatët e tij iranian të shkaktojnë një krizë në Liban apo në Rripin e Gazës. Dhe një luftë kundër Izraelit do të mund t'i bashkojë sërish qeverinë dhe opozitën në Siri.

DW.COM

  • Data 27.04.2011
  • Autor Sebastian Engelbrecht / Esat Ahmeti
  • Fjalët kyç Siri, Izrael
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/114H2
  • Data 27.04.2011
  • Autor Sebastian Engelbrecht / Esat Ahmeti
  • Fjalët kyç Siri, Izrael
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/114H2