1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli i shqetësuar për ngjarjet në Sirinë fqinje

Lajmet për arsenalin armëve kimike në vendin fqinjë mund ta bëjnë Izraelin të ndërhyjë ushtarakisht për t'i prerë rrugën mundësisë që ato të kalojnë në duart e grupeve militante. Situata në rajon është e tensionuar.

Shqetësimi i Izraelit në lidhje me ngjarjet në Sirinë fqinje po rritet. Media izraelite ka pothuajse çdo ditë njoftime të reja nga vendi fqinj. Izraeli ka frikë se refugjatët sirianë mund të vendosen në Lartësitë e Golanit që mbahen të pushtuara nga Izraeli. Por edhe më shumë frikë Izraeli ka që për shkak të kaosit politik arsenali sirian i armëve kimike mund të bjerë në duar të gabuara.

Në Izrael madje po diskutohet prej disa ditësh publikisht edhe për ta parandaluar me rrugë ushtarake mundësinë që armët kimike të kalojnë në duar të tjera.

Rreziku më i madh për Izraelin do të ishte nëse armë të tilla do të bien në duart e milicëve hezbollahë pro-iranianë.

Ja si i shpjegon eksperti për Sirinë pranë Tel-Aviv-University, Eyal Zisser, kërcënimet e Izraelit për të ndërhyrë ushtarakisht në rast nevoje: "Në qoftë se pyet se çfarë qëndron pas tyre, atëhere kjo shpesh është një përpjekje për të bërë presion mbi komunitetin ndërkombëtar. Po gjithashtu është ndoshta edhe një mesazh: pas së cilit qëndron ideja për të vendosur një vijë të qartë demarkacioni që nuk guxon të kapërcehet. Nuk është e qartë se çfarë është në gjendje të bëjë apo nuk të mos bëjë Hisbollah. Kështu Izraeli do të vendosë një linjë shumë të qartë të kuqe duke e bërë këtë deklaratë."

Për momentin ka spekulime për bombardim nga ajri të depove siriane të armatimeve. Por një gjë e tillë do të ishte veprim luftarak dhe në rast se do të sulmoheshin milicët hisbollah mund të shpërthente luftë me Libanin, diskutohet në mediat izraelite.

Edhe Shtetet e Bashkuara, Jordania dhe Turqia janë të shqetësuara në lidhje me arsenalin e armëve kimike të Sirisë. Mediat izraelite supozojnë që tashmë është duke u punuar ngushtë për të monitoruar dhe për të parandaluar transferimet e mundshme të armëve.

Logo Haaretz und Logo The Jerusalem Post und Screenshot der Seite von Jedi’ot Acharonot (http://www.ynet.co.il) erstellt am 19.09.2010 gegen 15:15 Uhr

Por Izraeli ka frikë edhe se qetësia relative që sundon prej vitesh në Lartësitë e Golanit mund të prishtet në rast se përmbyset Asadi, sepse sipas Eyal Zisser kjo zonë mund të kthehej në një Sinai të ri, pra në një vend ku të grumbullohen grupe militante dhe radikale si në Sinai të Egjiptit pas përmbysjes së presidentit Mubarak.

Komentatori Amos Harel i gazetës "Haaretz" shkruan se gjendja po bëhet nga minuta në minutë më e komplikuar dhe më e rrezikshme.