1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli hedh poshtë mundësinë e helmimit të Arafatit

Shtohen dyshimet për vdekjen e mundshme të ish liderit palestinez përmes helmimit me lëndë radioaktive. Hulumtuesit zvicerianë tashmë kanë edhe fakte.

Izraeli ka kritikuar si jo serioze raportin e hetimeve nga specialistët zvicerianë lidhur me mundësinë e vdekjes së ish presidentit palestinez Jassir Arafat nga një helmim i mundshëm. Lënda radioaktive, polonium, nuk është dëshmi shkencore, tha një zedhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite për gazetën „Jeruzalem Post. Ekspertët zvicerianë nuk kishin bërë hetime as në hapësirën ku kishtë punuar Arafati në Ramallah dhe as në spitalin ushtarak francez në Paris ku kishte vdekur nëntë vjet më parë. Hulumtimet u bënë nga mostrat e marra nga kufoma e Arafatit. Rezultatet e këtij hetimi në një laborator shkencor në Gjenevë të Zvicrës tregojnë se janë regjistruar gjurmë të substancës radioaktive, polonium në masën 18 herë më të lartë se norma që duhet të ketë kufoma e Arafatit.

Në raportin prej 108 faqesh thuhet se “Ka një nivel të lartë poloniumi radioaktiv në brinjët dhe legenin e Arafatit dhe mundësiai që ai të jetë helmuar është 83%”. Hetimet që kanë nisur para një vitit pasi u zhvarros trupi i tij, janë bërë nga një grup shkencëtarësh nga Rusia, Zvicra dhe Franca. Raporti nga rusët dhe francezët ende nuk ëshët publikuar. Zvicerianët janë të parët që kanë konstatuar këto gjurmë. Megjithatë grupi hulumtues rus tashmë ka shprehur dyshme për një helmim të mundshëm vdekjeprurës të Arafatit. Lideri palestinez ndërroi jetë më 11 nëntor 2004 por palestinezët dyshonin se Izraeli mund ta ketë helmuar presidentin e tyre të mëhershëm.