1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli feston ditëlindjen

Para 60 vitesh u themelua shteti i Izraelit. Me dëshirat për paqe dhe me një paralajmërin ndaj të gjithë armiqëve të mërkurën mbrëma filluan festivitetet për 60 vjetorin e themelimit të shtetit izraelit.

default

Shënimi i ditës së themelimit të shtetit filloi pranë varrit të vizionarit sionist Theodor Herzl. Emri i tij ëshrtë shkruar me shkronja të arta në një sarkofag të gurtë. Varrezat ushtarake në Jeruzalem ishin shehsi i ceremonisë shtetërore me ushtarë, valltarë dhe këngtarë. Ata gjatë tërë kohës krijonin simbole sioniste: yllin e Davidit, fjalën paqe në hebraisht.
Kryetarja e parlamentit, Dalia Iztik çmoi lart ushtarët e rënë në luftë - miliona izraelitë u janë atyre pafundësisht mirënjohës. Izraeli nuk do të jetë asnjëherë në gjendje t'ua kthej atyre atë që u kanë borxh. Para mysafirëve të mbledhur dhe një milioni njerëzve të tjerë, të cilët po përcillnin ceremoninë pranë aparateve televizive, Dalia Itzik tha:

"Besoj me tërë zemrën: po të pyesnim themeluesit dhe qytetarët e shtetit të Izraelit, nëse ky është shteti për të cilin kemi ëndërruar dhe për të cilin është derdhur gjaku - përgjigjja e tyre dhe poashtu e imja do të ishte e ndarë më dysh: shteti i Izraelit ju them unë është një histori e pashembullt suksesi! Ai është një çudi pa ndonjë krahasim historik!".

60 Jahre Israel

Dhe Itzik shtoi se: Jo, Izraeli nuk është çudi, qytetarët e tij e krijuan atë me duart e veta. "60 vjetori i Izraelit të pavarur - në shenjë të fëmijëve izraelitë" - kjo ishte kryefjala e manifestimit të mbrëmshëm. Shteti izraelit këtë përvjetor ia kushton në radhë të parë fëmijëvë dhe të rinjve. Me këtë rast janë nderuar 12 vetë, të cilët angazhohen për mirëqenien e fëmijëve. Secili prej tyre ndezi një flakadan - secili prej tyre simbolizonte një prej 12 fiseve të Izraelit sipas traditës biblike.

Pak çaste më vonë fishekzjarret shndërritën qiellin mbi Tel Aviv dhe Jeruzalem. Njerëzit festuan deri në orët e vona të natës. Zhurma lejohet me ligj në ditën e pavarësisë. Fëmijët lejohet të spërkasin me shkumë të rriturit, edhe të panjohurit, dhe duke qëndruar në krahët e prindërvë, t'i godasin ata edhe me një çekan gome.

DW.COM