1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Izraeli feston ditëlindjen e 60-të

Para 60 vitesh u themelua shteti i Izraelit. Me dëshirat për paqe dhe me një paralajmërin ndaj të gjithë armiqëve të mërkurën mbrëma filluan festivitetet për 60 vjetorin e themelimit të shtetit Izraelit.

default

Festimet në Izrael

Shënimi i ditës së themelimit të shtetit filloi pranë varrit të vizionarit sionist Theodor Herzl. Emri i tij është shkruar me shkronja të arta në një sarkofag guri. Varrezat ushtarake në Jeruzalem ishin sheshi i ceremonisë shtetërore me ushtarë, valltarë dhe këngtarë. Ata gjatë tërë kohës krijonin simbole sioniste: yllin e Davidit, fjalën paqe në hebraisht.

Kryetarja e parlamentit Dalia Iztik çmoi lart ushtarët e rënë në luftë - miliona izraelitë u janë atyre pafundësisht mirënjohës. Izraeli nuk do të jetë asnjëherë në gjendje t'u kthej atyre atë që u kanë borgj. Para mysafirëve të tubuar dhe një milioni njerëzve të tjerë të cilët po përcillnin ceremoninë pranë aparateve televizive, Dalia Itzik u shpreh se beson me "tërë zemrën" se "po të pyesnim themeluesit dhe qytetarët e shtetit të Izraelit, nëse ky është shteti për të cilin kemi ëndërruar dhe për të cilin është derdhur gjaku - përgjegjeja e tyre dhe poashtu e imja do të ishte e ndarë më dysh: shteti i Izraelit ju them unë është një histori e pashembullt suksesi! Ai është një çudi pa ndonjë krahasim historik!".

Itzig pohon se "Izraeli nuk është çudi, sepse qytetarët e krijuan atë me duart e veta."

"60 vjetori i Izraelit të pavarur - në shenjë të fëmijëve Izraelit" - kjo ishte kryefjala e manifestimit të mbrëmshëm. Shteti izraelit këtë përvjetor ia kushton në rradhë të parë fëmijëvë dhe të rinjëve. Me këtë rast janë nderuar 12 njerëz të cilët angazhohen për mirëqenien e fëmijëve. Secili prej tyre ndezi një flakadan - secili prej tyre simbolizonte një prej 12 fiseve të Izraelit sipas traditës biblike.

Pak çaste më vonë fishekzjarret shëndritën qiellin mbi Tel Aviv dhe Jeruzalem. Njerëzit festuan deri në orët e vona të natës. Zhurma lejohet me ligj në ditën e pavarësisë. Fëmijët guxojnë të spërkasin me shkumë të rriturit, edhe të panjohurit dhe duke qëndruar në krahët e prindërve të godasin ata edhe me një çekan gome.