1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli do të lirojë palestinezë atentatorë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kapërcyer "vijat e kuqe" të përcaktuara më parë nga ai vetë. Kryeministri është i gatshëm të lirojë të burgosur palestinezë përgjegjës për atentatet kundër civilëve izraelitë.

default

Vota e Netanjahut - vendimtare për këmbimin e të burgosurve

Më parë si lider i opozitës, në libra dhe fjalime parimore, Netanjahu ishte shprehur kundër lëshimeve të tilla për militantët palestinezë. Por tani vota e tij ishte vendimtare për këmbimin e të burgosurve. Shumica e izraelitëve dëshiron të shohë më në fund të lirë ushtarin e rrëmbyer izraelit Gilad Shalit.

Në një komision të përbërë nga gjashtë ministra dhe Kryeministri, vota e Netanjahut ishte vendimtare për këmbimin e të burgosurve me Hamasin. Vetëm një kufizim vuri qeveria izraelite pas një numri takimesh disa orë të gjata të komisionit me shtatë vetë: disa nga 450 gratë dhe burrat lirimin e të cilëve kërkon Hamasi nuk lejohen të kthehen në Jordanin Perëndimor. Izraeli pranon t'i lërë ata të lirë por vetëm në Gazë ose jashtë vendit. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak e përmblodhi kështu pozicionin izraelit:

"Qeveria izraelite dhe aparati mbrojtës po punojnë këto ditë me intensitet për gjetjen e rrugës së duhur që do të sillte përparime në çështjen Gilad. Afati kohor është një çështje shumë e ndjeshme. Nuk bëhet fjalë për një afat kohor i cili shtrohet në debat publik. Unë vetëm mund të përsëris atë që kam thënë gjithnjë: shefi i shtabit të përgjithshëm dhe unë shohim si detyrën tonë më të lartë, nga pikëpamja etike dhe zyrtare, të bëjmë çdo hap të mundshëm dhe të përshtatshëm për të sjellë në shtëpi Giladin. Por jo me çdo çmim."

Qeveria izraelite ia ka dorëzuar përgjigjen e saj ndaj kërkesave të Hamasit ndërmjetësuesit gjerman. Sipas informacioneve të medieve izraelite ai udhëton të mërkurën (23.12.) për në Gaza për t'i përcjellë shkresën Hamasit.

Drejtuesit e Hamasit të prirur të pranojnë ofertën izraelite

Islamistëve do t'iu duhet përsëri kohë për të marrë vendim. Drejtuesit politikë të Hamasit në Gaza janë të prirur të pranojnë ofertën e re izraelite. Por udhëheqja në mërgim në Damask dhe krahu ushtarak në Gaza kanë qëndrim të ashpër. Izat Al-Rishaq, funksionar i Hamasit në Damask, deklaroi:

"Hamasi do të refuzojë një 'marrëveshje dëbimi". Ne do të mbrohemi nga përpjekja për të dobësuar marrëveshjen përmes dëbimit të një numri të madh të burgosurish nga Jordani Perëndimor. Në negociata u ra dakort vetëm për dërgimin e një numri të vogël të burgosurish në Rripin e Gazës. Dëbimi i të burgosurve me etapa në Rripin e Gazës do të ketë si pasojë një ngadalësim të marrëveshjes.“

Por edhe në kampin palestinez po shtohet trysnia për shfrytëzimin e kësaj mundësie për këmbimin e të burgosurve. Kabineti i qeverisë së Hamasit u mblodh të martën (22.12.) në Gazë për t'u konsultuar rreth zhvillimeve të fundit në çështjen e këmbimit të të burgosurve.

Autor: Sebastian Engelbreht/ Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LC9B
  • Data 23.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LC9B