1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Izraeli dhe palestinenzët të gatshëm ta vazhdojnë procesin e paqes

Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Mahmud Abas diskutojnë për ndërprerjen e aktiviteteve për zgjerimin e ngulimeve hebreje dhe hapjen e institucioneve palestineze të mbyllura në Jeruzalem.

default

Ehud Olmert (m) dhe Mahmud Abas

Megjithë mosmarrëveshjet për zgjerimin e mëtejshëm të ngulimeve hebreje Izraeli dhe palestinenzët duan ta vazhdojnë procesin e paqes. Kjo u theksua edhe në një takim mes kryeministrit izraelit Ehud Olmert dhe presidentit palestinez Mahmud Abas.

Të dyja palët deklaruan pas këtij takimi të nivelit të lartë se nuk synojnë të ndërmarrin asnjë hap që do të rrezikonte procesin e paqes. Presidenti palestinez Mahmud Abbas kërkoi ndërprerjen e plotë të punimeve për zgjerimin e ngulimeve dhe "biseda ishte pozitive për të gjitha temat dhe u përqëndrua në ndërprerjen e aktiviteteve për zgjerimin e ngulimeve hebreje dhe në hapjen e institucioneve palestineze të mbyllura në Jeruzalem." - sikurse deklaroi ndërmjetësuesi i palës palestineze për bisedimet Saeb Erekat.

Në emër të palës palestineze zëdhënsi i kryeministrit Ehud Olmert, Mark Regev, deklaroi se Izraeli ka interes të madh që bisedimet për paqen të përfundojnë me sukses. Ai shpalli edhe një sërë premtimesh të palës palestineze:

„Nuk do të ndërtohen më ngulime të reja, ngulimet ekzistuese nuk do të zgjerohen, për ndërtimin e ngulimeve nuk do të konfiskohen më toka nga territoret palestineze dhe për kolonët nuk do të ketë më ndihma dhe përkrahje për t'u vendosur nëpër ngulime."

I pyetur në lidhje me punimet për zgjerimin e ngulimit Har Homa në Jeruzalemin Lindor zëdhënsi i Olmerti u detyrua t'i korrigjonte deklaratat e tij duke sqaruar se në këtë pikë si dhe në lidhje me përfundimin e mosmarrëveshjeve për ngulimet të dyja palët janë ende mjaft larg, por se ato shprehën gatishmërinë për të punuar për zgjidhjen e këtyre problemeve.


Takimi mes Abasit dhe Olmertit u zhvillua në prag të vizitës së presidentit amerikan Bush në rajon, i cili ngul këmbë për arritjen e një marrëveshjeje në këtë konflikt që po zgjat për disa dekada. Në konferencën e zhvilluar në fund të nëntorit në Anapolis izraelitët dhe palestinezët kishin rëndë dakord për fillimin e bisedimeve. Gjithësesi në këtë drejtim deri tani nuk është arritur asnjë sukses.

  • Data 28.12.2007
  • Autor Tim Aßmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Chbc
  • Data 28.12.2007
  • Autor Tim Aßmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Chbc