1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Izraeli bombardon sërish Rripin e Gazës - Mitchell në rajon

Vizita e të dërguarit amerikan George Mitchell, në Lindjen e Mesme po shoqërohet me bombardime. Natën, në të gdhirë të së enjtes palestinezë militantë hodhën një raketë kundër Izraelit, të parën pas armëpushimit.

Militantë palestinezë hedhin një raketë, 18 janar 2009.

Militantë palestinezë hedhin një raketë, 18 janar 2009.

I dërguari i ri amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell shkon në rajon në një kohë tensionesh dhe paqartësish të mëdha. Armëpushimi në Gazë mund të prishet shumë lehtë, gjendja e palestinezëve në Rripin e Gazës është dramatike dhe Izraeli ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ushtarë izraelitë përgatisin artilerinë

Ushtarë izraelitë përgatisin artilerinë


Mitchell arriti në Jeruzalem nga Kairo, ku filloi vizitën e tij njëjavore në Lindjen e Mesme. Edhe në takimin me presidentin egjiptian Husni Mubarak, në qendër të bisedimeve ishin armëpushimi dhe gjendja humanitare në Rripin e Gazës. "Është tepër me rëndësi që të stabilizohet dhe zgjatet armëpushimi. Ne i mbështesim në këtë drejtim përpjekjet e vazhdueshme të Egjiptit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjenë veten të detyruar të arrijnë në rajon paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm," tha Mitchell.


Ndërkaq pas takimit të zhvilluar me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, ai tha se: "Kryeministri dhe unë diskutuam për rëndësinë e madhe që ka konsolidimi i armëpushimit. Më tej, për dhënien fund të armiqësive dhe kontrabandës me armë si dhe hapjen e një pikëkalimi kufitar me Gazën, në bazë të marrëveshjes së vitit 2005. Presidenti Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë detyrime për sigurinë e Izraelit dhe të drejtës së tij për t'u vetmbrojtur nga rreziqet serioze".

Ingarkuari amerikan, George Mitchell, takohet me Shimon Peres, 28 janar, 2009.

Ingarkuari amerikan, George Mitchell, takohet me Shimon Peres, 28 janar, 2009.


I dërguari i Obamës, Mitchell, një ndërmjetësues me përvojë në rajonet e krizës, ndodhet në rajon për t'u njohur me gjendjen nga afër. Qeveria izraelite nuk dëshiron aktualisht të hyjë në ndonjë marrëveshje paqeje me Hamasin. Ajo angazhohet për qetësi në jug të vendit dhe menaxhimin funksional të krizës. Presidenti amerikan Barack Obama, i cili dëshiron të sjellë "me agresivitet" paqen në Lindjen e Mesme, kundërshtohet me forcë nga politika izraelite. Presidenti izraelit Shimon Peres: "Jam i sigurt, se senatori Michell mund të kontribuojë shumë për proceset paqësore. Unë kam dëgjuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ushtrojnë trysni, por unë druhem, se ne do të jemi ata që do t'i bëjmë trysni Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata janë për paqe, ne jemi për paqe, ata janë kundër terrorit, ne jemi kundër terrorit dhe unë mendoj se ne duhet të bashkëpunojmë".

Të enjten (29.01.) Mitchell nga Jeruzalemi udhëton për në Ramallah, ku do të takohet me përfaqësuesit e palestinezëve.

DW.COM

  • Data 29.01.2009
  • Autor Bettina Marx / Sebastian Engelbrecht.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GiSV
  • Data 29.01.2009
  • Autor Bettina Marx / Sebastian Engelbrecht.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GiSV