1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Izraeli acaron krizën humanitare të palestinezëve

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar e ka akuzuar me fjalë shumë ashpra dhe të qarta Izraelin, se po e keqëson krizën humanitare të palestinezëve në territoret e pushtuara.

Art grafiti në Bethlehem

Art grafiti në Bethlehem

Masat e ashpra të sigurisë nga ana e Izraelit shkaktojnë 'kosto njerëzore të pamatshme', thuhet tekstualisht në një raport. Palestinezëve që u duhet të jetojnë nën pushtim marrin vetëm sa për të mbijetuar, por jo mjaftueshëm për të pasur një jetë normale e të denjë. Më tej në raport thuhet, se për konfliktin dhe për izolimin ekonomik 1,4 milionë palestinezët në Rripin e Gazës vazhdojnë të paguajnë me shëndetin dhe me mirëqenien e tyre. Të rrethuar në Rripin e Gazës njerëzit nuk kanë mundësi që t`u ikin luftimeve midis ekstremistëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Militantët lëshojnë pothuajse përditë raketa në drejtim të Izraelit, trupat izraelite depërtojnë rregullisht në thellësi të Rripit të Gazës, kryejnë sulme nga ajri dhe nga deti, thotë organizata i ndihmave.
I pyetur lidhur me raportin e formuluar jo në gjuhë diplomatike, aspak e zakonshme kjo për Kryqin e Kuq Nndërkombëtar, zëdhënësi i tij Florian Westphal thotë: 'Gjuha e zgjedhur prej nesh bën të qartë se sa serioze e konsiderojmë gjendjen. Duke pasur parasysh zhvillimet në vend nuk besoj se duhet të vazhdojmë të mos flasim pa doreza.' Sipas tij, që prej rrethimit të Rripit të Gazës para gjysmë viti çmimet e ushqimeve janë ngritur në mënyrë dramatike, janë pothuajse të papagueshme. Që prej qershorit kanë humbur vendet e punës 80.000 palestinezë, 44 për qind të njerëzve në moshë të aftë për punë janë të papunë. Pothuajse të gjitha fabrikat e kanë ndërprerë punën, sepse nuk sigurojnë dot lëndë të para. Që prej rrethimit izraelit domatet, luleshtrydhet dhe lulet për eksport janë kalbur në kuptimin e drejtpërdrejtë.
  • Data 17.12.2007
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv (BR) C
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbeH
  • Data 17.12.2007
  • Autor Clemens Verenkotte / Tel Aviv (BR) C
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbeH