1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Izmir Smajlaj kampion Evrope

5 Mars 2017

Atleti nga Shqipëria Izmir Smajlaj ka fituar titullin e kampionit të Evropës në garën e kërcimit së gjati, në Kampionatin Evropian në Beograd. Reagimet në Serbi ishin jo të mira.

https://p.dw.com/p/2YfIY
Brasilien Paralympics Rio 2016 Weitsprung T47 Männer
Fotografi: Reuters/R. Moraes

Izmir Smajlaj i ka befasuar të gjithë ata të cilët nuk e kanë përcjellë me vëmendje zhvillimin sportiv të këtij atleti, me kërcimin prej 8.08 metra. Por Smajlaj ka rënë në sy kohët e fundit për rezultate të jashtëzakonshme, ndaj edhe rezultati i tij është befasi vetëm për ata që nuk e përcjellin me vëmendje këtë sport. Ajo që në veçanti u ka rënë në sy mediave në Serbi, ishte shqiponja që sportisti i ri nga Shqipëria bëri me duar pas fitores së merituar.

"Vesti - online" e quan këtë festim me shqiponjën dykrenore me duar si një "kompleks". Ndërsa gazeta "Blic” e quan madje si një "turp dhe incident të nxitur nga garuesi shqiptar Izmir Smajlaj." Smajlaj ka traguar natyrisht edhe emrin e kombëtares së tij që shkruan në fanellë, por duket se edhe kjo i ka irrituar disa media në Beograd "duke e quajtur këtë të panevojshme". Duket se në Beograd ende nuk është harruar incidenti me dronin në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndaj disa media pengohen tani edhe nga emri në fanellë, apo dhe përshëndetja karakteristike shqiptare me shqiponjë, gjë që në Gjermani është e rëndomtë për sportistët me origjinë shqiptare.

Atleti i ri shqiptar Izmir Smajlaj (i lindur 29 mars 1993) ka fituar në garën e Kampionatit Evropian në sallë në kërcim së gjati, në Beograd. Ai doli më i mirë se Michel Tornéus (Suedi) dhe Sergej Nikiforov (Ukrainë. Gjermani Julian Howard zuri vendin e pestë.