1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ivanov: Kufiri frenon marrëdhëniet diplomatike me Kosovën

Maqedonia hedh poshtë kërkesën greke për emrin me përdorim të përgjithshëm dhe insiston në formulën e dyfishtë, si zgjidhje në konfliktin me Greqinë rreth emrit. Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vizitoi Berlinin.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov flet me DW pas vizitës zyrtare në Berlin. Ne Foto: presidenti i Maqedonise, Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov flet me DW pas vizitës zyrtare në Berlin

'Maqedonia duke njohur pavarësinë e Kosovës prishi marrëdhëniet me Serbinë'

DW: Z.President pse nuk është bërë ende vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën?

Ivanov: Ju e dini, se Maqedonia duke njohur pavarsinë e Kosovës prishi marrëdhëniet me Serbinë. Me marrjen e postit prej meje shfrytëzuam rastin për të rivendosur marrëdhëniet me Serbinë dhe ia arritëm qëllimit. Keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet me Kosovën i tejkaluam me vizitën e Sejdiut në Maqedoni. Me atë u takuam dy herë, një herë në Vlorë dhe njëherë në Ohër, me ç'rast kemi pasur një bisedë të të hapur dhe sinqertë për të gjitha temat. Problemi i vetëm për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike varet nga pala kosovare, për shkak se çdo gjë që ka të bëjë me kufirin nga ana jonë është e kryer. Mbetet që tani komisioni kosovar të gjejë zgjidhje për vendosjen e gurëve kufitare në gjatësinë prej 1200 metrash, që të dërgojmë ambasadorin tonë në Prishtinë.

DW: Disa herë ju keni konstatuar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç euro-integrimit Atlantik. Megjithatë, si po duket tani, procesi i integrimit e ka vështirë për të ecur përpara pa kompromis për emrin me Greqinë?

Por kompromisi është si tango. Për tango nevojiten dy vetë

'Problemi i emrit të Maqedonisë është mes elitave politike'. Presidenti i Maqedonisë, Ivanov në Fondacionin Konrad Adenauer

'Problemi i emrit të Maqedonisë është mes elitave politike'. Presidenti i Maqedonisë, Ivanov në Fondacionin Konrad Adenauer

Ivanov: Çdo gjë që është detyrimi ynë, ne e kemi realizuar me sukses. Ju e dini, Rezoluta 817 e vitit 1993, e cila thotë se ne duhet të flasim për emrin e Maqedonisë - ne për 16 vjet rresht kemi folur për këtë problem. Ne jemi konstruktivë, ofrojmë sugjerime, madje edhe para Bukureshtit e pranuam propozimin e fundit të Nimicit. Por kompromisi është si tango. Për tango nevojiten dy vetë. Shumë maqedonas ishin për pushime në Greqi, biznesmenë grekë janë të pranishme në Maqedoni. Nuk ka asnjë ftohje në marrëdhëniet midis dy shoqërive. Problemi është në mes të elitave politike. Ne treguam vullnet konstruktiv për të gjetur një zgjidhje. Ne kërkojmë një zgjidhje dhe jemi të angazhuar për të. Por çështja është nëse edhe pala tjetër ka të njëjtën qasje për të gjetur zgjidhje?

DW: A besoni sinqerisht se është e mundur që të gjendet një zgjidhje që do të kënaqte të dyja palët, respektivisht me të cilën të dyja palët mund të jetojnë?

'Ne nuk mund të heqim dorë nga ajo që kemi fituar'

Ivanov: Siç e dini kompromisi është që të hiqni dorë nga diçka, për të rënë dakord me diçka. Të gjeni një zgjidhje që disi do të mundësojë një situatë, në të cilën nuk do të ketë as humbës dhe as fitues. Prandaj ne kemi një qasje të tillë – ne nuk mund të heqim dorë nga ajo që e kemi fituar, nuk mund t'a japim atë të drejtë të cilën e kemi fituar, nuk mund të heqim dorë nga 126 vendet të cilat na kanë njohur "si Republika e Maqedonisë“ . Nuk mund të heqim dorë edhe nga 30 vendet e tjera me të cilat kemi komunikim dypalësh, si Republika e Maqedonisë.

Ivanov:'Qëndrimi grek rreth emrit tingëllon joserioz'. Presidenti grek flet ne Berlin ne Fondacionin Konrad Adenauer

Ivanov:'Qëndrimi grek rreth emrit tingëllon joserioz'

Kjo është pranuar me ligj. Për këtë arsye qëndrimi grek rreth emrit tingëllon joserioz, që të zbatohej për të gjithë dhe të gjitha përdorimet "omnes erga". Prandaj, ne këmbëngulim në formulën e dyfishtë.

DW: Megjithë kontaktet që keni pasur me zyrtarë të lartë të BE - çfarë prisni për fillimin e negociatave paraqasëse, kur dihet qartë se lehtësimi i vizave vjen me siguri?

Ivanov: Liberalizimi i vizave është puna e përkushtimit tonë. Ne bëmë çdo gjë që kërkohej prej nesh për të marrë një përgjigje pozitive dhe për të filluar negociatat e pranimit. Gjithë detyrimet ne i kemi kryer dhe ne jemi vend i rallë, i cili përmbush me përkushtim detyrimet. Prandaj unë nuk shoh asnjë arsye pse të mos lejojnë që procesi të përfundojë.

'Ne bëhemi të vetëdijshëm kur jemi jashtë Maqedonisë dhe kur na tregojnë të tjerët se çfarë perceptimi kanë për ne'

DW: Çfarë mendimi keni ju mbi klimën e brendshme politike në Maqedoni? Ku janë pikat e forta dhe pikat e dobëta?

Ivanov: Realiteti ynë është se ne bëhemi të vetëdijshëm kur jemi jashtë Maqedonisë dhe kur na tregojnë të tjerët se çfarë perceptimi kanë për ne. Ne priremi që të jemi të nënçmuar, të mosrespektohemi, dhe të kemi një një qëndrim jo korrekt ndaj vetvetes. Por Maqedonia është diçka që është shumë e suksesshme. Maqedonia ka ndërtuar një model të integrimit pa asimilim, Maqedoni miratoi multi-etnicitetin dhe shumëgjuhësinë për të arritur stabilitetin politik funksionimin si shtet demokratik.

Intervistoi: Zoran Jordanovski

Redaktoi: Qerimane Bekteshi/ Auron Dodi

  • Data 16.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ji7H
  • Data 16.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ji7H