1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Italia pajis refugjatët nga Tunizia me viza të BE-së - tensione me Francën

Grindjet në BE rreth refugjatëve që kanë mbërritur nga Tunizia janë ashpërsuar. Italia ka filluar që refugjatëve të mbërritur nga Tunizia t'u japë leje të përkohshme qëndrimi. Vendet e BE-së shprehen kundër.

default

Kontrolle policore në kufirin italiano-francez në Ventimiglia.

Një kartë e plastifikuar nga Italia e ka zënë ngushtë Evropën: leja e qëndrimit për shkaqe humanitare për refugjatët tunizianë, të cilët duan me çdo kusht të shkojnë në Francë.

E lëshuar nga autoritetet italiane por megjithatë e vlefshme për të udhëtuar pa kufizim pothuajse në mbarë Evropën. Por Parisi reagoi shpër: të dielën ndërpreu komunikacionin hekurudhor ndërkufitar për disa orë. Ndërsa Komisioni Evropian u zu në befasi të plotë.

"Ne jemi kontaktuar sot zyrtarisht nga autoritet franceze të cilët na njoftuan se do të na i paraqesin për shqyrtim edhe me shkrim masat e djeshme", tha Michele Cercone nga Komisioni Evropian.

Ka javë që autoritetet franceze kontrollojnë sistematikisht trenat që nga Italia kalojnë në Francë. Një masë e cila sipas marrëveshjes së Shengenit mund të aplikohet vetëm për një periduhë njëmujore.

Lampedusa Flüchtlinge Italien Europa Nordafrika

Italia nuk do të merret më e vetme me problemin e refugjatëve.

Refugjatët e kapur kthehen sërish në Itali tani me arsyetimin se nuk mjafton vetëm leja për qëndrim.

"Ekzistojnë edhe kritere të tjera sipas marrëveshjes Shengen: udhtërat duhet të kenë me vete mjete të mjaftueshme financiare dhe një pasaportë për të udhëtuar në një shtet tjetër", sqaron Francis Lamy, prefekt i rajonit kufitar Alpes-Maritime.

Por Italia nuk dëshiron të përkujdeset më për këta refugjatë: rreth 200 tunizianë presin me javë të tëra vetëm në qytetin kufitar Ventimiglia për të marrë një leje qëndrimi, të njëjtën si Saidi. Ai dëshiron me çdo kusht të kalojë në Francë.

Asnjë qeveri nuk i do në vendin e vet rreth 20 mijë refugjatët e barkave nga Tunizia. Franca kryesisht për shkaqe të brendshme politike: në bazë të sondazheve e djathta ekstreme po fiton gjithnjë e më shumë përkrahje tek popullata. Ndërkohë Komisioni i BE-së do ta ketë të vështirë të gjejë një zgjidhje evropiane për këta refugjatë. Megjithatë mënyra të tilla nuk e kanë ndaluar asnjëherë migracionin.

Autor: Frank Hofmann / Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani