1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Italia ngjall pasiguri në eurozonë

Bllokada politike që kërcënon Italinë pas zgjedhjeve ka turbulluar tregjet e bursave europiane. Ekonomistët llogarisin me reagime të tjera të tregjeve financiare. Analistët i tremben pasigurisë në eurozonë.

A TV screen showing news on Italy's former Prime Minister Silvio Berlusconi is pictured in front of the German share price index DAX board at the German stock exchange in Frankfurt February 26, 2013. REUTERS/Lisi Niesner (GERMANY - Tags: BUSINESS POLITICS)

Italien Wahlergebnis Börse

Ekonomia e tretë popullore e eurozonës ndodhet në një recesion të thellë. Fuqia e ekonomisë italiane edhe sivjet do të tkurret. Papunësia në vend ka arritur në kuotën e 15%,  - një në tre të rinj italian është i papunë. Italianët ndjehen gjithnjë e më të pasigurtë dhe duket se nuk besojnë më tek reformat që ka kryer kryeministri Mario Monti. Nga kjo situatë fituan pikë politike forcat euroskeptike. Më shumë se gjysma e votave shkuan për ish-kryeministrin Berlusconi dhe humoristin Grillo.

Nicolaus Heinen, ekonomist i Deutsche Bank analizon se nuk duhet të ngatërrojmë shkakun me pasojën: "Papunësia e lartë nuk është pasojë e reformave, por pasojë e keqmenaxhimit ekonomik për një dhjetëvjeçar dhe e bllokimit të reformave." Në sistemin aktual janë favorizuar të punësuarit dhe të papunët janë injoruar, thotë Heinen për DW.

BERLIN, GERMANY - AUGUST 29: Italian Prime Minister Mario Monti pauses during a news conference with German Chancellor Angela Merkel at the German federal Chancellory on August 29, 2012 in Berlin, Germany. Merkel and Monti discussed the crisis in the Eurozone, part of a series of meetings that Merkel has held after the summer break during heightened concerns over the economies of Italy, Greece and Spain. (Photo by Adam Berry/Getty Images)

Mario Monti

Pothuajse të gjithë italianët të zhgënjyer nga Monti

Kjo bën që punëdhënësit i zgjasnin me vite procedurat e anullimit të kontratave nga frika se do t'u duhej të punësonin më të rinjtë. Përpjekjet e Montit për reforma në Itali dështuan, sepse askush nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet. Lëvdatat për stabilizimin e financave, profesori Monti i mori vetëm nga bota e jashtme. Por këto u arritën me rritje tatimesh dhe shkurtime të shpenzimeve, ngrenë zërin kritikët. Në këtë kuptim ai i zhgënjeu italianët, është i mendimit, Andreas Freytag, Profesor i ekonomisë në Universitetin e Jenës. "Si ata që deri më tani kishin përfituar nga sistemi, pra që i shihnin të rrezikuara interesat e tyre, ashtu dhe të tjerët që prisnin më shumë dinamikë, u ndjenë të zhgënjyer."

Në intervistë për Deutsche Welle-n, Freytag parashikon një dobësim të mëtejshëm të reformave të nisura, me pasojë vazhdimin e krizës dhe shtimin e pasigurisë. Edhe ekonomisti i Deutsche Bank është i mendimit se kjo gjendje do të ndikojë në rritjen e pasigurisë politike në Europë: "Personalisht shoh rrezikun e frymëzimit edhe më të madh të kundërshtarëve të reformave në shtetet e tjera."

Vota-protestë ka çmimin e saj

Por italianët janë ata që do të paguajnë një çmim të lartë për këtë votë proteste, mendon Volker Hellmeyer, kryeekonomist i Bankës së Landit të Bremenit. "Ne shohim në reagimet e para, se Italia po ndëshkohet nga tregjet financiare, me këtë do të ngushtohet mundësia e investimeve." Edhe sigurimi për normat e interesit për obligacionet shtetërore italiane është rritur me 0,5%. Zgjedhjet në Itali dëmtuan edhe obligacionet portugeze dhe ato spanjolle.

Megjithatë Nicolaus Heinen nga Banka Gjermane nuk parashikon shkallëzimin e krizës së borxheve. "Fakt është që gjendja aktuale në tregjet e kapitalit në Europë nuk mund të krahasohet me gjendjen e viteve 2010 dhe 2011. Ne kemi Bankën Qendrore, që ka premtuar mbrojtjen me çdo çmim të euros."

Duhet sqaruar çështja e garancive

Por Banka Qendrore Europiane mund t'i tërheqë vetëm përkohësisht thëngjijtë e nxehtë nga prushi, më e rëndësishme është të sqarojmë çështjen e garancive, kërkon studiuesi Freytag. "Kush merr borxhe duhet të dalë vetë garant për to, e mund dhe ndoshta edhe duhet të shkojë drejt falimentimit. Nuk duhet t'ia ngarkosh këtë barrë taksapaguesve të vendeve të tjera."  Freytag vëren se kolektivizimi i borxheve përgjatë viteve të krizës shkaktoi pakënaqësi, keqkuptime e agresivitet brenda eurozonës. Ekonomisti nuk kishte për t'u çuditur nëse unioni monetar do të shpërbëhej pikërisht prej çështjes së garancive.