1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Italia ka nevojë për reforma

Zgjedhjet në Itali, fitorja e Vujanoviçit në Mal të Zi dhe marrëdhëniet Serbi - BE në tre gazeta të shtypit ndërkombëtar

default

E përditshmja beogradase "Politika" kërkon që BE-ja t'i ofrojë Serbisë MSA-në:

"Në se Brukseli nuk është në gjendje që në këtë kohë t'ia ofrojë këtë dokument Serbisë, atëherë as që të mos presë më më ndonjë gjë nga Serbia. Faktori i këtushëm "proevropian" ka rrezik të pësojë humbje. Po qe se nuk do të marrë një dozë adrenaline në ditët e ardhshme, ai do ta ketë të vështirë të arrijë shumicën në parlament. Në se Brukseli nuk do të ishte në gjendje që t'ua jepte këtë as të paktën serbëve proevropianë, atëherë çdo frazë për të ardhmen evropiane, do të ishte boshe."

Një temë tjetër në shtypin e javës ishin zgjedhjet në Mal të Zi. " Rossiskaja Gazeta " nga Moska vëren:

"Surpriza nuk pati në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi; e vetmja gjë që mund të thuhet është, se partia qeveritare e përforcoi edhe më shumë pushtetin e saj dhe se opozita vazhdoi të humbte ndikimin. Një luftë serioze për votën e zgjedhësve nuk pati, dhe ndoshta askujt tashmë nuk i bie ndër mend se para disa vjetësh, para fitimit të pavarësisë, vendi ishte i përçarë në dy kampe të papajtueshme."

" Dagens Nyheter " nga Suedia për zgjedhjet në Itali konstaton, se rizgjedhja e Berlusconit do të sillte problem për Evropën dhe për të gjithë Italinë. Italia ka nevojë për një qeveri të fortë, për të përballuar krizën e saj ekonomike dhe politike, por as Verltroni e as Berlusconi nuk kanë dalë me një program të atillë reformash:

"Italia ka nevojë për më shumë liberalizëm ekonomik. Për reforma që sjellin reduktimin e ndërhyrjes shtetërore, privatizimin, konkurrencën dhe një fleksibilitet më të madh në tregun e punës. Numri i ulët i lindjeve dhe popullsia që plaket me shpejtësi, kërkojnë reformimin e sistemit të pensioneve. Ku ka humbur përgjigja italiane ndaj Margaret Thatcher-it?"

  • Data 12.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DghL
  • Data 12.04.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DghL