1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Italia do të vazhdojë të mbështesë më me bindje dhe energji Shqipërinë në rrugën euro- atlantike"

Ministri i Jashtëm italian Franko Frattini vizitoi Tiranën. Fratini rrit shpresat për liberalizimin e vizave me BE për qytetarët shqiptarë në fund të vitit 2009.

default

Franko Fratini

Mesazhi që Ministri i Jashtem italian, Franko Frattini u kishte dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Shqipërisë, kur erdhi në Marsin e kaluar per te hapur negociatat mes Shqipërisë dhe BE, asokohe në pozicionin e Zv. Presidentit të Komisionit Europian, (KE) se "ky proces mund të realizohet në fund të vitit 2009" nëse Qeveria e Tiranës do të plotësojë kërkesat e BE- së" u përsërit gjatë vizitës së tij sot, më 27 tetor. Por me një ndryshim domethënës. Deklarata nuk fillonte me " nëse" por me "do të".

Premtime të realizuara

Fratini: "Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Europës. Dhe kjo hap rrugën drejt përshpejtimit të rezultateve që do të jenë të prekshme dhe të dukshme për qytetarët e Shqipërisë duke filluar nga një regjim i liberalizuar i vizave, i cili me prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike, natyrisht, bëhet një objektiv që afrohet, " tha Ministri i Jashtëm italian, Franko Frattini në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha .

Vizita e tij ishte një rast edhe për kryeministrin Berisha, i cili demostroi para tij dhe medias së Tiranës kopje të pasaportës biometrike dhe kartës së re të identitetit, shpërndarja e të cilave pritet të fillojë më 1 janar 2009. "Në vizitën e tij të kaluar në Tiranë, si Zv. Presidenti i KE , i premtova se Shqipëria do të bënte të gjitha përpjekjet për të patur dokumentat më moderne të identitetit, kontrollin më të mirë të kufijve, përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj BE për liberalizimin e vizave" tha kryeministri Berisha.

Në një atmosferë entuziaste nga deklarime të tilla reciproke për mbajtje premtimesh, kreu i diplomacisë italiane, Fratini rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjese italiane për Shqipërinë. "Italia do të vazhdoje të mbështesë më me bindje dhe më me energji integrimin e plotë euro- atlantik të Shqipërisë" tha Franko Fratini sot në Tiranë.

Itali-Shqipëri: zgjerim i bashkëpunimit ekonomik në fusha të reja

Marrëdhëniet ekonomike dypalëshe morën një impuls të ri me vizitën e Fratinit në Tiranë. Mes palëve u nënshkruan pesë marrëveshje ekonomike ndër të cilat edhe ajo e njohjes së ndërsjelltë të lejeve për drejtuesit e automjeteve. Nisur nga marrdhëniet aktuale, të cilat të dyja palët i cilësuan" të shkëlqyera, me mirëkuptim të plotë për të gjitha çështjet", Franko Fraattini bëri të ditur gadishmërinë e Italisë për t´i ngritur marrëdhëniet ekonomike në një nivel të ri, më të lartë..

"Italia është gati të përfundojë brenda një kohe të shkurtër një marrveshje te re kuader bashkepunimi për zhvillim mes Italisë dhe Shqipërisë. Ajo do të përfshijë sektorin shumë të rëndësishëm të bujqësise. Por prioritet për Italinë do të mbetet infrastruktura dhe korridori i tetë. Ndërkohë me të madh shihet mundësia që ofron Shqipëria për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën Italia k anevoijë" tha Frattini.

Qeveria e kryeministrit Berisha ka nisur muaj më parë negociatat me kompani italiane për ndërtimin e një centrali bërthamor, për prodhimin e energjisë elektrike. Berisha ka deklaruar se ndërtimi i këtij centrali do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë elektrike në Ballkan dhe do t´i japë fund krizave kronike të mungesës së energjisë për konsumatorët dhe biznesin vendas.

  • Data 27.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fhxg
  • Data 27.10.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fhxg