1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Italia do të pendohet - Kryeministri Romano Prodi jep dorëheqjen

Pas humbjes së mocionit të mosbesimit të enjten në mbrëmje, kryeministri i Italisë Romano Prodi dha dorëheqjen. Presidenti Napolitano mund të pranojë zgjedhje të parakohshme ose të ngarkojë krjimin e një qeverie të re.

default

Italianët do të pendohen! Në veçanti politikanët e qendrës së majtë. Më e vonta atëherë kur fëmijët e tyre t'i pyesin: si arritët të përjetoni pesë vjet me rradhë Berluskonin dhe të rrëzonit brenda dy vjetësh Prodin? Si mundët t'a tërhiqnit Prodin nga Brukseli si shpëtimtar ndaj Berluskonit të plotfuqishëm për t'a flakur pastaj tutje kaq shpejt? Ju e kishit hedhur një herë poshtë dhe më pas gjërat nuk u përmirësuan aspak!

Një gjë treguan debatet për votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit: po të lëmë për një çast mënjanë Klemente Mastelën, cinikun kristiandemokrat të pushtetit me ego të tepruar, në anën e qendrës së majtë ka ende shumë ideologë të shkollës së vjetër me pikëpamje tejet të shtrembëruara. Që në fillim të punës së kabinetit Prodi ata ushtronin presion mbi kryeministrin e tyre. Aq më i madh është në këtë aspekt kontributi i Romano Prodit që arriti të mbante të bashkuar një grup të tillë 20 muaj me rradhë. Por edhe më e papërfytyrueshme është që as mundësia e rikthimit në pushtet të Silvio Berluskonit nuk i trembi partnerët në koalicion për t'i vënë shkelmin Prodit.

Romano Prodi Rücktritt

Kryeministri Prodi duke shkuar për të paraqitur dorëheqjen

Prodi - i aftë apo i paaftë?

Sigurisht, ka shumë gjëra që mund të kritikohen në punën e Prodit. Reformat e mëdha ende nuk kanë filluar por kush është ajo qeveri italiane që nuk ka provuar më kot t'i realizojë ato. Ligji për uljen e dënimit për të lehtësuar situatën në burgjet e tejmbushura ishte përgatitur në mënyrë amatoriale. Prodi lëshoi shumë lehtë pe kur sindikatat ushtruan trysni.

Por Brukseli i ka lëvduar përpjekjet e tij për uljen e borxhit shtetëror. Të ardhurat fiskale shënuan sërisht rritje. Falsifikimet e bilanceve u bënë përsëri vepër penale. U shënuan suksese në luftën kundër mafias, ekonomia shënoi rritje dhe më në fund filloi edhe Italia të ndërmerrte hapa për përmirësimin e pozicionit ligjor të lidhjeve faktike jo martesore megjithë qëndresën e ashpër të kishës katolike. Atmosfera në vend nuk ishte më ajo e karakterizuar nga shprehja "përfito çfarë të mundësh".

Para së gjithash partnerët europianë kishin me Romano Prodin një politikan serioz, i cili di të sillet edhe parketin ndërkombëtar. Asnjë kryeministër izraelit nuk do të lusë ndonjëherë një Silvio Berluskoni të ndërmjetësojë në Bejrut. Për të dhënë vetëm një shembull.

Prodi sigurisht nuk ishte presidenti më i mirë i Komisionit të BE-së. Por ai ishte me siguri një kryeministër më i mirë se paraardhësi e ndoshta pasuesi i tij. Por si thotë një fjalë? Profetët s'janë asgjë në vendet e tyre. Dhe aq më pak në një vend ku si zgjedhësit ashtu dhe parlamentarët janë shumë të aftë për të bërë autogol.

  • Data 25.01.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxUy
  • Data 25.01.2008
  • Autor Gregor Hoppe
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxUy