1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Italia, "detonatori" i eurozonës?

Teksa tregjet janë të lëkundura, Monti paraqet dorëheqjen dhe Berluskoni përgatitet për një rikthim. A do të thotë kjo se Italia mund të jetë donatori që do ta "shpërthejë eurozonën?"

Italian former prime minister and owner of the AC Milan football team, Silvio Berlusconi, arrives at the AC Milan training grounds in Milanello on December 8 , 2012. Prime Minister Mario Monti's government hung by a thread the day before as predecessor Silvio Berlusconi prepared to return to the fray, with his supporters arguing that Italy is now far worse off than before. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)

Symbolbild - Silvio Berlusconi

Nuk duhet shumë për t'i tronditur tregjet gjatë këtyre ditëve. Kështuqë lajmi se kryeministri aktual italian Mario Monti u detyrua të japë dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e njerëzve të Berluksonit, nga Partia Liberale, e dha vërtet një efekt të tillë.

Në mëngjesin e së hënës (10.12.2012), tregjet britanike dhe gjermane u hapën me ulje, krahasuar me mbylljen e tyre përgjatë së premtes. Në dy orët e para të ditës, shitja në tregun e aksioneve italiane ra ndjeshëm dhe në mënyrë graduale. Indeksi i aksioneve për tregun italian, ose FTSE MIB, u ul në 3.3%, duke humbur 519 pikë.

Kjo luhatje kaloi dukshëm në shtetet periferike të eurozonës si përshembull Spanja, ku tregu i aksioneve spanjolle IBEX pësoi ulje me 1.8%. Londra qarkullon ende sasinë më të madhe të eurove në Evropë, dhe indeksi i saj i aksioneve FTSE 100, ra me 18 pikë, duke reflektuar frikën që ndihet në mbarë botën, nga lajmi se Italia ndodhet edhe njëherë tjetër në prag të trazirave politike.

Italy's Prime Minister Mario Monti gestures at the World Policy Conference in Cannes December 8, 2012. The World Policy Conference is devoted to the issue of global governance in all its aspects and takes place from December 7 to 10. REUTERS/Eric Gaillard (FRANCE - Tags: POLITICS)

Kryeministri i Italisë Mrio Monti

Spirale në rënie?

Italia është ende nën sëmbimin e recesionit dhe të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë rënie të mëtejshme. Prodhimi industrial ra me 1% në tetor, vetëm nga muaji i kaluar. Që nga mëngjesi i së hënës, tregtia në tre bankat italiane, Monte Paschi di Siena, UBI dhe Banca Popolare di Milano, u bllokua sepse aksionet e tyre ranë me 5%, duke provokuar një bllokim të përkohshëm automatik.

Unicredit dhe Intesa Sanpaolo, dy nga bankat më të mëdha italiane, raportuan gjithashtu se janë "thellësisht në zonën e rrezikut." Titujt kryesorë në gazetën ekonomike italiane "Il Sole 24 Ore," ishin tepër të zymtë dhe të pashpresë.

Italia, si një paralajmërim

Megjithatë, Morya Longo, analist në "Il Sole" publikoi një analizë, në të cilën thoshte, se rreziqet më të mëdha do të vijnë pas zgjedhjeve të ardhshme, që mbahen në muajin shkurt. Ai tha se deri atëherë, kjo që po shihet tani është thjesht spekullim. Longo shtoi se ai mendon se ka "disa shenja optimizmi."

Në analizat e Longos, dorëheqja e Montit nuk është surprizë, për aq kohë sa do ishte gjithmonë një qeveri e përkohshme. Axhenda e stabilitetit është në rrugën e duhur dhe duhet vetëm që të jetë "e miratuar nga ndonjë qeveri tjetër e re për të mbajtur tregun e qetë."

Një diskutim të tillë qetësues përsëriti edhe ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Westerwelle lëshoi një paralajmërim nga Brukseli, nëpërmjet një intervistë dhënë për Spiegel Online, ku ai tha se Italia nuk duhet të ndalojë 2/3 e rrugës së saj përmes paketës së masave të shtrëngimit. Çdo ndalesë, parashikoi ai, mund t´a çojë "jo vetëm Italinë, por të gjithë Evropën në trazira."

"Rikthehet mbreti?"

Vetëm pak njerëz mendojnë se Berluskoni mund të fitojë sërish, por ai është mbreti italian i rikthimeve. Rikthimi i tij të shtunën gjatë një ndeshjeje futbolli risolli në vëmendje fitoren e tij në politikën kombëtare në vitin 1994, i cili teksa përdorte himnin "Forza Italia" fitoi një mandat të shkurtër si kryeministër. Më pas ai u rikthye dy herë më shumë në dekadat që pasuan, pavarësisht fundosjes në skandale dhe çështje të shumta gjyqësore.

Këtë herë ai deklaroi për shtypin që ishte në pritje, se ishte "rikthyer për fitore". Sidoqoftë, analisti politik James Walston nga Universiteti Amerikan i Romës thotë se fitorja këtë herë është e pamundur.

Sondazhet e fundit thonë se Berluskoni mund të mbledhë vetëm 15% të votave. Por Italia nuk është e njohur për shumica të forta. Madje edhe sondazhet për Partinë Demokratike, parti e liderit aktual italian Pierluigi Bersani, pritet të mbledhë vetëm dyfishin e Berluskonit, ende larg nga një shumicë e qëndrueshme qeverisëse. Si një zë anti-evropian, Berluskoni mund të mbledhë më shumë vota seç pritet, nga jopopullariteti i masave të shtrëngimit, e cila është sigurisht diçka që do të shqetësonte liderët e tjerë evropianë.

'Detonatori që mund të shpërthejë eurozonën'

Tani, më shumë se kurrë, shoqëria italiane është në krizë. Sipas statistikave më të fundit të ISTAT, Qendra Kërkimore Kombëtare Italiane, thuajse tre në dhjetë italianë janë në rrezik për të rënë poshtë kufirit të varfërisë, ndërkohë që gati gjysma e të gjitha familjeve italiane mbijeton me më pak se 2 mijë euro të ardhura në muaj. Situata është përkeqësuar së tepërmi në dy vitet e fundit.

Monti tha për gazetën ´La Repubblica´ se ai ishte "shumë i shqetësuar" për të ardhmen e Italisë, dhe në një intervistë të dhënë të dielën e shkuar (09.12.2012) për të njëjtën të përditshme, ai paralajmëroi se Italia duhet "të shmangë kthimin në një detonator që mund të shpërthejë eurozonën."

Duke njohur rëndësinë dhe pasigurinë e situatës së momentit në Itali, Bloomberg raportoi se Monti do të zhvillonte bisedime me Angela Merkel gjatë të hënës. Zëdhënësi për mediat i qeverisë gjermane tha gjatë një konference për shtyp mëngjesin e së hënës se Merkel gjithmonë "ka punuar mirë me z.Monti dhe e ka vlerësuar punën e tij si shumë të kënaqshme."

Monti është parë nga Evropa si "një palë duar të sigurta" dhe si dikush që gëzonte besimin dhe mbështetjen e Merkelit dhe Barrosos. Edhe pse zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se Merkel nuk do të komentonte dorëheqjen e Montit ose ndonjë lideri potencial të së ardhmes për Italinë, është e qartë se ata do t´a ndjekin nga afër situatën.

A view of the parlament while Italy's Prime Minister Mario Monti delivers an address on January 12, 2012 in Rome. Europe must make a greater effort to ensure growth, Italian Prime Minister Mario Monti said Thursday, hinting that the ECB should do more to help in the future once new budget rules are in place. AFP PHOTO / ANDREAS SOLARO (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

Parlamenti italian, salla plenare

Të krihesh në një kohë që Roma digjet?

Por ajo çka është e mirë për Evropën, jo domosdoshmërisht pëlqehet në Itali. Masat e ashpra të shtrëngimit nga ana e Montit e kanë larguar atë nga shumë italianë dhe politikanë, dhe të gjithë pretendentët për postin e tij do të shikohen me vëmendje se sa larg mund t´i çojnë votuesit, dhe të marrin mbështetjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme.

Stefano Ceccanti, senator dhe konstitucionalist, i tha të përditshmes italiane "Corriere della Sera" se për PD-në aleanca me Montin do të ishte e dobishme. Nëse Monti do të drejtonte me PD-në, "Bersani do të bëhej kryeministër dhe Monti do të merrte presidencën."

Por në fund, do të jenë italianët ata që do të vendosin. Walston paralajmëroi gjithsesi, se edhe nëse Berluskoni nuk fiton, "ai ka mjaftueshëm tërheqje dhe burime që t´a bëjë jetën e çdokujt që fiton zgjedhjet, shumë të vështirë, dhe do të përpiqet të ndalojë çdo lloj koalicioni qendër-qendërmajtist që mund të krijojë Bersani," ashtu siç bëri edhe gjatë mandatit të Montit.

Njerëzit dhe përfaqësues të tregjeve do t´a ndjekin nga afër situatën dhe atë që do të bëjë lëvizje më bindëse përgjatë muajve të ardhshëm, me qëllim mbajtjen e qëndrueshmërisë në tregje.