1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Itali: Ulje taksash megjithë deficitin buxhetor

Renzi dëshiron që me zbutjen e masve të kursimit të nxisë ekonominë dhe të zvogëlojë shkallën e lartë të papunësisë.

Matteo Renzi premtoi për vitet e ardhshme uljen e taksave. Fjala është për ulje që shkojnë në miliarda. Në një takim të partisë së tij në afërsi Milanos kryeministri i Italisë njoftoi se duke filluar nga viti 2017 do të reduktojë taksat për biznesin dhe nga viti 2018 edhe taksat ndaj të ardhurave. Ai do të fillojë me heqjen e tatimit ndaj pronës për banesat parësore duke filluar nga viti 2016. Me këto premtime Renzi shpreson të riforcojë reputacionin e tij në radhët popullsisë, e cila gjatë zgjedhjeve lokale dhe për shkak të krizës me refugjatët ka pësuar dëmtime.

Ulje historike taksash?

Se sa e madhe do të jetë ulja e taksave Renzi nuk e tha. Sipas vlerësimeve të mëparëshme vetëm tatimi mbi pronën sjell në arkën e shtetit katër miliardë euro në vit. Renzi dëshiron që me zbutjen e masve të kursimit të nxisë ekonominë dhe të zvogëlojë shkallën e lartë të papunësisë. Një strategji, me të cilën ai fitoi edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj 2014. Ai u zotua për një lehtësim tatimor prej 80 eurosh për njerëzit me të ardhura të ulta. "Premtimi im këtu është që të arrij brenda pesë viteve të ardhshme një ulje taksash që nuk ka ekzistuar deri tani në historinë e Republikës", tha Renzi në takimin e partisë së tij të qendrës së majtë.

Silvio Berlusconi i fitoi me një premtim të ngjashëm, zgjedhjet parlamentare në vitin 2008. Por qeveria pasardhëse u detyrua në vitin 2012 t'i anulonte uljet e të taksave, pasi vendi rrezikohej nga falementimi. Pavarësisht lehtësimeve tatimore Italia nuk është në gjendje që të reduktojë edhe deficitin fiskal si dhe për të reduktuar borxhin, tha Renzi. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë aq shpejt sa parashihet në rregullat e Bashkimit Evropian. "Politika e kursimit e Evropës është një katastrofë," tha kryeministri italian.

Protesta kundër pranimit të refugjatëve

Gjatë fjalës së tij Renzi bëri gjithashtu thirrje për më shumë tolerancë ndaj emigrantëve, pasi në Itali, në Romë dhe pranë Venecies, ka pasur ditët e fundit protesta të dhunshme kundër ardhjes së mëtejshme të azilkërkuesve: "U bëj thirrje të gjithëve për humanizëm."

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës shënoi në fillim të këtij viti, rritjen e parë që prej tre vjetësh. Borxhi i shtetit në Itali kam një nivel prej 130 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Vetëm Greqia ka borxhin më të lartë në eurozonë.