1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Itali: ndalohet kryqi në klasat e shkollave publike

Një vendim shumë i rëndësishëm për Italinë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: ndalohet kryqi në klasat e shkollës publike. Vendimi ka zemëruar Vatikanin e politikanët katolikë. Por nxënësit mendojnë ndryshe

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi kryqin në shkollat italiane

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ndaloi kryqin në shkollat italiane

Tetë vjet më parë, Soile Lautsi, një grua finlandeze që jetonte në Italinë veriore me burrin e saj italian u ankua për kryqin e varur në klasat e fëmijëve të saj. Kur asgjë nuk ndodhi ajo e dërgoi çështjen në gjyq. Gjykatësi lokal italian e hodhi poshtë ankesën. Tani, megjithatë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka mbështetur ankesën e saj, se kryqi në klasë është një shkelje e lirisë së fesë për nxënësit dhe e ka ndaluar atë.

Ndërsa vendimi ka irrituar të gjithë që nga Vatikani, tek politikanët e deri edhe mësuesit katolikë, të tjerë e quajnë atë një vendim që shikon përpara duke pasqyruar një Itali të re multietnike. Luigi Ficarra është avokati, që mori përsipër rastin Lautsis. Ai thotë se vendimi i gjykatës është në favor të lirisë.

" Ky është një nga parimet e lirisë", thotë Ficarra. "Unë nuk kam marrë asnjë cent për ta argumentuar këtë rast, unë e mora atë sepse besoj se është një çështje e lirisë kulturore, historike dhe filozofike. Ky është një afirmim i institucioneve tona kombëtare."

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr vendime të detyrueshme për shtetet evropiane

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr vendime të detyrueshme për shtetet evropiane



Kjo nxënëse 15-vjeçare në shkollën e mesme në qendër të Romës thotë se ajo nuk është katolike. Ajo thotë se kryqi në klasë përcjell një mesazh përjashtimi për ata që nuk janë katolikë.

" Unë mendoj se ju duhet të keni të gjitha shenjat fetare ose asnjë ... po".

Kjo nxënëse 16-vjeçare thotë se ajo është një katolike e vendosur. Megjithatë ajo e mirëpret ndalimin e kryqit në shkollën e saj.

Autor: Megan Williams/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KQ4v
  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KQ4v