1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Itali: Letta fiton votëbesimin e qeverisë në Senat

Pas një situate mjaft kritike për shkak të presionit politik nga ana e Berlusconit, këtë të mërkurë Senati në Romë votoi me shumicë pro qeverisë së kryeministrit Letta.

Në Itali kryeministri Enrico Letta ka fituar votëbesimin për të ardhmen e qeverisë. Gjatë votimit në Senat ai mori një shumicë bindesë të votave me gjithësej 235 vota pro dhe 70 vota kundër, ndërsa vetëm një ishte abstenim. Para Senatit, kryeministri Letta foli për rrezikun e një krize qeveritare duke deklaruar se ai vetë nuk e ka pranuar dorëheqjen e pesë ministrave. Duhet të gjejmë zgjidhje përmes dialogut që qeveria të mbijetojë, theksoi ai në fjalën e tij para votimit. Italia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme“, tha Letta. Kryeministri italian u ndal edhe tek gjendja ekonomike e vendit. Ai tha se të dhënat e 3-mujorit të fundit tregojnë daljen e vendit nga kriza, por kërkoi që të mos minohet puna e deritanishme dhe vendi të shmangë zgjedhjet e parakohëshme, që sipas tij me shumë gjasa nuk do të prodhonin një qeveri të qendrueshme.

Votëbesimi u bë me iniciativën e vetë kryeministrit Letta pas vendimit të ish kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili donte të tërhiqet pesë ministrat e partisë së tij nga kabineti qeveritar. Ky ishte votimi i parë votëbesimit të qeverisë, pasi i dyti do të bëhet më vonë në Dhomën e dytë të Parlamentit.