1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Itali - Frikë për krizë të re qeveritare

Pasi Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin e Berlusconit, partia e tij PdL kërcënon daljen nga koalicioni.

Pas dënimit të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni për mashtrim tatimor partia e tij po përpiqet me të gjitha mjetet për të arritur faljen tij nga ana e presidentit të vendit. Deputetët dhe ministrat e partisë së tij Populli i Lirisë (PdL) kërcënuan se do të japin dorëheqjen, në rast se 76-vjeçarit nuk do t'i jepet amnisti pas dënimit të tij përfundimtar me katër vjet heqje lirie.

Ultimatum për presidentin Napolitano

Italien Silvio Berlusconi Clown

Silvio Berlusconi

Me kërkesat e tyre për amnisti dhe kërcënimin me pasoja në rast të mosakordimit të saj, politikanët e PdL po ushqejnë frikën e një krize të re qeveritare në Itali. "Ose politika ia del të gjejë zgjidhje, ose Italia rrezikon vërtetë një formë të luftës civile me pasoja të pasigurta për të gjithë," tha senatori i PdL-së Sandro Bondi, i cili korri shumë kritika për deklaratën e tij.

Koalicioni qeveritar në rrezik

Pas një takimi krize të deputetëve dhe ministrave të PdL ata vunë një ultimatum: nëse presidenti Napolitano nuk e miraton amnistinë për Berlusconin, ata do të heqin dorë nga postet e tyre. "Kur vjen puna për të mbrojtur idealet tona, ne jemi të gatshëm të japim dorëheqjen," tha udhëheqësi i partisë Angelino Alfano.

Me një hap të tillë koalicioni qeveritar i kryeministrit Enrico Letta është në rrezik. Vetë kryeministri italian u shpreh për një kohë të vështirë, duke theksuar në të njëjtën kohë se shpreson që "interesi i përgjithshëm" do të ngrihet mbi interesin personal.

Jo burg për Berlusconin

Silvio Berlusconi Italien Gericht Verurteilung

Silvio Berlusconi pas shpalljes së vendimit

Gjykata e Kasacionit e konfirmoi të enjten në mbrëmje në Romë dënimin për Berlusconin - në instancën e fundit të reduktuar me 12 muaj burg, - për evazion fiskal në lidhje me koncernin e madh mediatik të Berlusconit, Mediaset dhe llogari bankare jashtë Italisë ku gjenden para të patatuara.

Në instancën e parë Berlusconi ishte dënuar me katër vjet heqje lirie dhe pesë vjet ndalim ushtrimi të profesionit si politikan, por për shkak të një rregulloreje amnistie, dënimi u reduktua në 12 muaj. Gjithësesi Berlusconi nuk ka për të qëndruar në burg për shkak të moshës 76-vjeçare.

Gjykata e Kasacionit e la të hapur nëse ish-kryeministrit do t'i duhet t'i kalojë të 12 muajt e dënimit në formën e arrestit të shtëpisë apo duke kryer punë sociale. Fillimisht Berluskonit duhet t'i hiqet imuniteti parlamentar.