1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Islamistët në Egjipt me imazh të ri

Përsëri në Kajro demonstruan jo-islamistët dhe ithtarët e Mursi-së. Islamistët po e paraqesin veten si revolucionarë dhe karakteri i demonstratave ka ndryshuar.

Para pallatit presidencial në Kajro janë mbledhur rreth 200 protestues anti-Mursi për të ngrënë së bashku darkën e iftarit.  Mbi asfalt kanë shtruar batanije dhe burra, gra dhe fëmijë të të gjitha moshave shtrojnë mbi to ushqimin dhe pijet. Por atmosfera është e tensionuar. Shpesh shpërthejnë përleshje të vogla mes disa protestuesve të rinj. Disa prej tyre janë armatosur fshehurazi me thika. Sepse pikniku mbahet para pallatit presidencial.

Në pritje të darkës së iftarit para pallatit presidencial

Në pritje të darkës së iftarit para pallatit presidencial

Gjashtë tanke pas një teli me gjemba qëndrojnë jo vetëm për të mbrojtur pallatin, por edhe protestuesit. Kjo për fakin se disa islamistë kanë paralajmëruar mbajtjen e një marshi proteste në drejtim të pallatit. 25-vjeçari Mohamed Hosni është anëtar i Lëvizjes Tamarod që ka organizuar demonstratat masive prej 30 Qershorit. Ai demonstron sepse deklarata kushtetuese e nxjerrë nga ushtria nuk përmbush ende pritjet e tij: "Ajo ishte e mirë, por jo e mjaftueshme. Unë jam këtu si përfaqësues i Tamarodit. Ne kemi kërkuar disa ndryshime në deklaratën kushtetuese dhe tani së shpejti do të ketë një dekret të ri kushtetues ". Shumë prej protestuesve janë shumë skeptikë kundrejt të huajve. Në një tendë është varur një foto e ambasadores amerikane, e cila fyhet në gjuhën angleze me fjalë shumë të rënda.

"Jo sundimit ushtarak" është slogani i ri i islamistëve

Rreth 10 minuta larg rrugë me makinë demonstrojnë prej gati dy javësh disa qindra e mijëra islamistë. Karakteri i demonstratave megjithatë ka ndryshuar. Tani gjithnjë e më pak flitet për një demonstratë pro-Mursi. Edhe numri i posterave me foton e Mursi-së ka rënë disi. Në një nga dy tribunat tani në përgjithësi dëgjohet: "Jo sundimit ushtarak."

Ndoshta drejtuesit e islamistëve kanë hequr dorë ndërkohë nga kthimi i presidentit të rrëzuar të tyre dhe duan që ithtarët e tyre të mësohen me këtë gradualisht. Ndoshta në sfond ka kohë që janë duke u zhvilluar negociata mes udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane me ushtrinë në lidhje me një zgjidhje të mundshme të konfliktit. Largimi nga Mursi ose fundi i rezistencës do të jetë një goditje e rëndë për shumë protestues. 45-vjeçari Hussein për shembull ka kohë që është për ashpërsimin e konfrontimit: "Ne duhet të fillojmë me mosbindje civile, nëse kjo nuk funksionon, ne duhet të ndërpresim marrëdhëniet me Perëndimin, për shkak se ai po lejon të ndodhë e gjithë kjo. Nëse nuk funksionon as kjo atëherë ne duhet të fillojmë një kryengritje të armatosur."

Të zemëruar me SHBA-të dhe ushtrinë

Megjithatë, disa islamistë të ulur pranë Huseinit tundin kokat e tyre dhe refuzojnë dhunën. Por shumë prej demonstruesve besojnë në një komplot të SHBA-ve dhe Perëndimit. Kjo është çështja e vetme për të cilën janë të një mendimi jo-islamistët dhe pasuesit e Mursi-së: SHBA duan t'i shkaktojnë dëme Egjiptit. Jo-islamistët besojnë se SHBA mbështet islamistët dhe këta të fundit ankohen se Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga Vëllazëria Muslimane dhe tani po mbështesin përsëri ushtrinë.

Tanke para pallatit presidencial në Kajro

Tanke para pallatit presidencial në Kajro

Gjithsesi Hussein i sheh demonstratat e 30 Qershorit si të dirigjuara nga SHBA-të. Mediat kishin rritur në mënyrë dramatike numrin e demonstruesve. Po ashtu edhe disponimi kundër ushtrisë duket se po përkeqësohet mes disa protestuesve. Favzy Mohamed për shembull flet hapur. Ai është i zemëruar në lidhje me mbi 50 islamistët e vrarë gjatë kohëve të fundit nga ushtria: "Ushtria jonë është shndërruar në një ushtri të biznesmenëve. Ajo gjithnjë e më shumë po bëhet ushtri e Izraelit dhe SHBA-së. Ushtria jonë aktualisht paguhet për të vrarë njerëz. Ata tani janë kthyer në vrasës."