1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Islamistë, salafistë, xhihadë - Nga vijnë këta terroristë në Gjermani

Të mërkurën (22.4.) filloi para Gjykatës së landit në Dyseldorf procesi kundër të ashtuquajturit grupi i Sauerlandit. Të akuzuarit duhet të kenë planifikuar sulme me bomba ndaj institucioneve amerikane në Gjermani.

I akuzuari Daniel Schneider, duke folur në sallën e gjyqit- 22 prill 2009.

I akuzuari Daniel Schneider, duke folur në sallën e gjyqit. Të mërkurën (22.4.) filloi para Gjykatës së landit në Dyseldorf procesi kundër të ashtuquajturit grupi i Sauerlandit.

11. shtator 2001. Avionë hyjnë në World Trade Center, kullat binjake bien. Për shumicën e njerëzve kjo ngjarje është shok. Një sinjal, thirrje zgjimi është nga ana tjetër për pakicën e një pakice.


Që prej fillimit të shekullit të kaluar muslimanë fetare organizohen në lëvizje fundamentaliste. Këto islamistë të quajtur besimtarë synojnë një shoqëri më të drejtë, të bazuar te kurani. Por as në Iran dhe as në Turqi, ku grupet fetare arritën në vitet 80 dhe 90 të shekullit të kaluar, të marrin pushtet politik, islamizmi klasik nuk kontribuon për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të njerëzve.

Në bankën e të akuzuarit Fritz Gelowicz, Adem Yilmaz, Daniel Schneider dhe Atilla Selek.

Në bankën e të akuzuarit Fritz Gelowicz, Adem Yilmaz, Daniel Schneider dhe Atilla Selek. Në Gjermani jetojnë afro 3,5 milionë muslimanë, prej tyre afro 30 000 kategorizohen si islamistë.

Fëmijët e islamistëve, që rriten në këtë kohë, përjetojnë vetë që islamizmi klasik dhe grupet e tij „Salafistët“ apo „Vëllezërit muslimanë“ nuk mundësojnë një jetë më të mirë. Për më tepër ata ndihen të injoruar si muslimanë nga bota perëndimore. SHBA dhe Evropa mbështesin pa kushte Izraelin vendin, që shtyp vellezërit e fesë në Palestinë.

Një zemërim i pashpresë, synimi i të cilit nuk është i qartë, mbush këto islamistë të rinj, thotë Volker Perthes, drejtues i fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin. „Zemërimi është politik, por të zemëruarit, mentorët dhe predikuesit e tyre dhe propagandistët përdorin një gjuhë fetare, për të legjitimuar rezistencën kundër raporteve të kësaj bote dhe për të mobilizuar njerëzit."“


Në Gjermani jetojnë afro 3,5 milionë muslimanë, prej tyre afro 30 000 kategorizohen si islamistë. Dhe prej kësaj pakice veçohet gjatë viteve 80-të një tjetër pakicë. Sot në Gjermani duhet të jetojnë afro 700 militantë, rreth 150 prej tyre me përgatitje terroriste. Këto fraksione përveçse „takfiristë“ apo „neo-salafistë“ quhen në përgjithësi „xhihadistë“, sepse ata i janë dedikuar asaj që kuptojnë me xhidad.

I akuzuari Atilla Selek.

I akuzuari Atilla Selek, ashtu si tre të akuzuarit e tjerë duhet të kenë planifikuar sulme me bomba ndaj objekteve amerikane në Gjermani.

Në zanafillë ai nuk do të thotë gjë tjetër veçse përpjekje. Në të drejtën islame kjo fjalë do të thotë edhe zgjerim i fushës së dominancës islame, apo mbrojtje e fesë. Në Afghanistan, Bosnjë apo në Çeçeni xhihadistët e lidhën fatin e tyre direkt me fenë islame. Ndryshe nga islamistët klasikë, xhihadistët nuk mendojnë se përmes një sistemi islam të ndërtuar pak a shumë në paqe, mund të vihen në jetë edhe rregulla të reja shoqërore. Ata e shohin vetën më shumë si zbatues të një feje islame, që i legjitimon të kryejnë atetante.

11 shtatori ishte ngjarje vendimtare. Kjo datë tregon se xhihadistët mund të veprojnë po aq mirë si globalisht ashtu edhe në rajone të veçanta. Dallojmë vazhdimisht xhihadistë ndërkombëtarë dhe lokalë.

Edhe në rastin e celulës së Sauerland-it, baza e tyre është unioni islamist i xhihadit, shkurt IJU. Ajo nuk ka thuajse aspak influencë në vendin e origjinës në Uzbekistan dhe punon për globalizimin e xhihadit, në krahun e fortë financiar të Al-Kaidës. Në faqen turke të internetit udhëheqësi i IJU deklaroi në qershor 2007, se organizata e tij synon rrëzimin e regjimit uzbek, por ky është vetëm një synim. Afganistani përbën zonën kryesore të luftës. Përveç kësaj IJU do ta përhapë xhihadin në mbarë botën, për të çliruar muslimanët nga tirania e të pafeve. Dhe kjo luftë do të marrë fund atëherë, kur islami të sundojë botën.

Autor: Bjërn Blaschke / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 23.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HcQQ
  • Data 23.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HcQQ