1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Islamabadi dhe Nju Delhi vazhdojnë përpjekjet për çtensionimin e gjendjes

Megjithë tensionet e ngritura në mes të Nju Delhit dhe Islamabadit deri tani kanë munguar gjestet luftarake. India kërkon ekstradimin e terroristëve nga Pakistani ndërsa Pakistani ofron komision të përbashkët hetimor.

Në foto flamuri i Indisë dhe ai i Pakistanit

Në foto flamuri i Indisë dhe ai i Pakistanit

Edhe pse tensionet në mes të Nju Delhit dhe Islamabadit po shtohen prapëseprapë qeveria pakistaneze, përkundër akuzave të rënda nga India, po përdor tone pajtuese. Ministri i jashtëm Shah Mehmud Kurejshi (Shah Mehmoud Qureishi) i ofroi vendit fqinj hetime të përbashkëta për sfondin e serisë së sulmeve në Bombei. Pakistani është i gatshëm për hetime të përbashkëta dhe i ka ofruar Indisë një komision të përbashkët hetimor për këtë qëllim. Megjithatë ai i tërhoqi vërejtjen Indisë që mos ta teproj me fajësime dhe sqaroi se qeveria dhe ushtria janë unike dhe në gjendje që të mbrojnë Pakistanin.

Homologu indian i Kurejshit, Pranab Mukherje (Pranab Mukherjee) sqaroi ndërkohë se Nju Delhi nuk planifikon ndonjë sulm ndaj Pakistanit. Megjithatë zhvillimet e fundit e dëmtojnë rëndë procesin paqësor indiano-pakistanez të filluar në vitin 2003 i cili po përparonte gjithnjë e më shumë.

Ministri i jashtëm indian Mukherje gjatë një takimi të mëhershëm me sekretaren amerikane të shtetit Rajs

Ministri i jashtëm indian Mukherje gjatë një takimi të mëhershëm me sekretaren amerikane të shtetit Rajs


"Nëqoftëse se pala tjetër nuk e trajton ashtu siç duhet këtë rast atëherë krijohet një atmosferë e cila e vështirëson vazhdimin e çështjeve të përditshme ku bën pjesë edhe procesi paqësor".


I dyshuari kryesor në burgun indian sipas informatave të pakonfirmuara e ka pranuar se ai dhe personat e tjerë të përfshirë në sulme ishin pjestarë të Organizatës Ilegale islamike Lashkar-e-Toiba dhe se janë trajnuar në një kamp të organizatës në Pakistan.


Lashkar-e-Toiba është themeluar me ndihmën e shërbimit të fshehtë ushtarak pakistanez ISI dhe është ende aktive në një pjesë indiane të Kashmirit. Sipas disa informacioneve ajo gëzon ende mbështetjen e shërbimit të fshehtë ISI.

India kërkon që qeveria pakistaneze t'i jap fund kësaj mbështetje dhe pret ekstradimin e 20 personave nga Pakistani. Sipas të dhënave të pakonfirmuara në këtë listë ndodhen emrat e shefit të Lashkar-e-Toibës, një bosi mafioz i cili akuzohet për serinë e sulmeve në Bombei në vitin 1993 si dhe të një kleriku mysliman i cili në vitin 1999 pat rrëmbyer një avion në Indi.

Sipas Pranab Mukherje tani Nju Delhi pret reagimin e Islamabadit. Por në mes të dy fuqive bërthamore nuk ka marrëveshje për ekstradim.

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rajs

Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoleza Rajs


Tensionet në mes të dy vendeve dhe pasojat e mundshme për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar islamik mund të jenë shkak i vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice) në Azinë Jugore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kontribuar edhe më herët për çtensionimin e raporteve mes dy fuqive bërthamore. Të mërkurën (3.12.) Rajs pritet të mbërrij njëherë në Nju Delhi e pastaj të vazhdoj udhëtimin për në Islamabad.

  • Data 02.12.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7zi
  • Data 02.12.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G7zi