1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ishin planifikuar sulme në stadiume

Jöris, Paul Elmar / Düsseldorf (WDR)11 Janar 2008

Procesi i valixheve me bomba

https://p.dw.com/p/CoGt
Jihad Hamad (majtas) dhe Youssef Mohamad (djathtas)Fotografi: picture-alliance/ dpa
Në proceset kundër atentatorëve të sulmeve të dështuara me bomba në Këln bëhen publike gjithnjë e më shumë detaje. Kështu sulmi fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në një stadium gjatë kampionatit botëror të futbollit. Për vazhdimin e procesit të Düsseldorfit informon Paul Elmar Jëris.


Ein Zettel mit Telefonnummern, der bei einer Koffer-Bombe gefunden worden war, verwies auf den Libanon. Dort wurde die Familie des in Düsseldorf angeklagten Youssef el Haj Dib seit geraumer Zeit von den dortigen Behërden überwacht. Ein Bruder soll führendes Mitglied der Fatah al Islam gewesen sein. Dies berichtete der Verbindungsbeamte des Bundes-Kriminal-Amtes im Libanon am Donnerstag (10.1.) bei der Fortsetzung des Koffer-Bomben-Prozesses.

Një letër me numra telefoni, që ishte gjetur në një valixhe bombë, i coi gjurmët në Liban. Atje përgjohej familja e Youssef el Haj Dib-it, të akuzuar që para ca kohësh në Düsseldorf. Një vëlla kishte qenë një prej drejtuesve të Fatah al Islam-it. Këtë e njoftoi punonjësi ndërlidhës i zyrës federale të kriminalistikës të enjten në Liban gjatë vazhdimit të procesit të valixheve të bombave.

Ai kishte folur me të menjëherë pas arrestimit të personit të dytë Jihad Hamad në Liban. Jihad kishte pranuar se kishte marrë gjithashtu pjesë. Me bomba të bëra vetë të dy atentatorët donin të vrisnin sa më shumë njerëz. Nga policia libaneze nuk i është bërë presion. Në marrjen më vonë në pyetje nga një gjykatë Hamad kishte pohuar, se ishte torturuar nga policia. Megjithatë avokati i tij nuk e kishte konsideruar si të besueshëm këtë pohim.

Ky avokat ishte ngarkuar fillimisht nga autoritetet libaneze me kërkimin e Jihad Hamadit. Me rreth 210 ndihmës ai kishte mbikqyrur shtëpitë e familjes dhe më në fund kishte zbuluar vendin, ku ndodhej i kërkuari. Familja ishte bindur, për ta dorëzuar Jihad Mamadin në polici.

Hamadi fajësoi El Haj Dibin, që ndodhej para gjyqit në Düsseldorf se e ka nxitur për të kryer atentatin dhe i ka bërë rregullisht lavazh truri. Ai ishte ndjerë shumë vetëm në Gjermani dhe prandaj kishte pranuar të bashkëvepronte. Haj Dib-i kishte nxjerrë nga interneti video të xhihadistëve dhe udhëzime për ndërtimin e bombave.

Fillimisht të dy kishin menduar se si të kryenin një sulm në një nga stadiumet gjatë kampionatit të futbollit. Për shkak të masave  të larta të sigurisë ishin distancuar nga ky plan. Eshtë menduar edhe që të sulmojnë urën Hohenzollern të Këlnit, por për këtë nuk kanë patur sa duhet lëndë shpërthyese. Prandaj morën vendimin, që të vendosin dy bomba në trenat rajonalë.


E N D E