1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ish punonjës të fabrikës së demontimit të municionit në Gërdec hyjnë në grevë urie

Grupi i ish punonjësve ka paraqitur një sërë kërkesash me karakter ekonomik ku në thelb është dëmshpërblimi total për viktimat e tragjedisë së Gërdecit, për dëmet matriale që i janë shkaktuar banorëve të zonës.

default

Shtëpitë e rrënuara në Gërdec

Andi Belliu është njëri prej ish punonjësve të fabrikës së demontimit të lëndëve luftarakje që ka hyrë në grevën e urisë, e cila po zhvillohet në një ndërtesë të dëmtuar përballë bashkisë së Vorës. Ai thote se vërtet në grevë janë futur vetëm 7 vete,"por ne përfaëqësojmë të gjitha familjet e të vrarëve e të plagosurve, si dhe ata që u dëmtuan nga tragjedia e 15 marsit në Gërdec". Belliu thote e kanë ndërmarrë këtë hap vetësakrifikimi nga indiferenca e autorieteteve për të bërë dëmshpërblimin e të gjithë banorëve dhe biszneseve që u prekën nga shpërthimet vdekjeprurëse në ish fabrikën e demontimit në Gërdec.

Para godinës ku ata kanë kaluar natën e së premtes dhe ku kanë vendosur se do të vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave me karakter ekonomik, grevistët kanë shpallur një listë me te gjitha pikat që duan tu plotësohen. Në to përfshihet kompesimi financiar për viktimat, asistenca për të gjitha ata që janë të pamundur për të punuar, dëmshpërblimi për banesat e shkatërruara ose të dëmtuara etj.

Në ish fabrikën e demontimit te lëndëve luftarake në Gërdec, e cila tashmë është kthzer në një ruinë kanë punuar afër 165 vetë. Nuk kanë munguar dhe raportimet për pjesmarje në punë të zezë vec grave dhe të të miturve.

Bashkia e Vorës që ka në juridiksion administrativ dhe Gërdecin dhe fshatrat përreth ka bërë disa ndarje të ndihmave finaciare dhe materiale për familjet e dëmtuara, si dhe ka celur një fond të posacëm për pagimin e qerasë për banorët të cilët i kanë shtëpitë akoma të pabanueshme. Por sic duket kjo ka qënë e pamjaftueshme përderisa grupi i ish punonjësve të fabrikës së demontimit ka filluar gjatë fundjavës grevën e urisë.




  • Data 07.06.2008
  • Autor Muka, Arben
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFK2
  • Data 07.06.2008
  • Autor Muka, Arben
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EFK2