1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ish-presidenti i Bregut të Fildishtë para kapitullimit

Duket se fundi i luftës civile në Bregun e Fildishtë është fare afër. Gati të gjitha trupat e presidentit të rrëzuar me votë Gbagbo janë dorëzuar. Por Gbagbo nuk pranon të njohë fituesin e zgjedhjeve Alassane Ouattara.

Sulm ndaj pallatit presidencial në Bregun e Fildishtë.

Sulm ndaj pallatit presidencial në Bregun e Fildishtë.

Politikisht Laurent Gbagbo ka marrë fund. Sipas informacioneve të Ministrisë së Jashtme franceze, ish-presidenti i Bregut të Fildishtë gjendet në një bunker nën selinë e tij në Abixhan.

Kapitullimi i Gbagbos fare pranë

Me sa duket trupat e fituesit të zgjedhjeve Alassane Ouattara së bashku me helikopterët ushtarakë të misionit të OKB-së ONUCI dhe me njësitë franceze, i kanë dhënë atij një goditje vendimtare. Loja e përgjakshme për pushtet në Bregun e Fildishtë duket se ka mbaruar. Ministri i jashtëm francez Alain Juppé tha dje në Paris, se kapitullimi i Gbagbos është në prag:

"Aktualisht po negociohet me Gbagbon dhe familjen e tij lidhur me pyetjen kur dhe si mund të largohen nga vendi. Së bashku me Kombet e Bashkuara ne kërkojmë, që para largimit të pushteti Gbagbo të nënshkruajë një dokument, në të cilin ai njeh Alassane Ouattaran si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2010. Për këtë ne do t'i garantojmë Gbagbo pacenueshmëri fizike. Së bashku me autoritetet ivoriane, misioni i OKB-së ONUCI do të vendosë për hollësitë e tërheqjes së Gbagbos."

Ish presidenti ivorian Laurent Gbagbo.

Mbajtje e pushtetit me çdo kush - ish presidenti ivorian Gbagbo nuk pranon humbjen në zgjedhje.

Gbagbo refuzon të njohë fituesin e zgjedhjeve presidenciale Ouattara

Por Gbagbo nuk do që t'i diktohet gjë. Në një intervistë me telefon me stacionin televiziv francez LCI ish-presidenti që linte një përshtypje se qe i lodhur tha, se nuk do ta pranonte kurrë si fitues të zgjedhjeve Ouattaran.

"Ouattara nuk i ka fituar zgjedhjet. Është fare e thjeshtë! Por ç'bën ai? Ai bën aleancë me ushtarakë të huaj - si mund të cilësohet seriozisht fitues legjitim i zgjedhjeve dikush, i cili mbërrin në pushtet në këtë mënyrë me puç?"

Gbagbo tha në intervistë, se është i habitur se si në kryeqytetet e huaja luhet poker mbi të ardhmen e një vendi. Por në të vërtetë është ai, që e ngre piacën: për të bëhet fjalë për kushtet më të mira të mundshme të një largimi nga pushteti. Laurent Gbagbo:

"Unë nuk jam pilot kamikaz. Besoj, që jam i gatshëm të vdes, por nuk jam martir. Kur të vijë vdekja, vjen, por ajo nuk është synimi im."

Ndërkaq në metropolin ekonomik Abixhan është kthyer njëfarë qetësie: gati nuk dëgjohen më të shtëna. Gjeneralët e Gbagbos kanë negociuar një armëpushim me Kombet e Bashkuara. Ushtarët, ndër ta edhe njësitë elitë të Gbagbos, thuhet se iu janë dorëzuar trupave të paqes të OKB-së.

Autor: Alexander Göbel / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 06.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10o8F
  • Data 06.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10o8F