1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Partizanë polakë padisin ZDF

Michal Jaranowski / E. Xhani1 Dhjetor 2013

Seriali gjerman "Nënat tona, etërit tanë" sërish në qendër të vëmendjes së opinionit në Poloni. Prokuroria refuzoi një proces penal ndaj filmit. Tani ish-partizanë polakë ngrejnë padi.

https://p.dw.com/p/1AR6H
Hiermit trete ich die Autorenrechte für die Fotos: Demo gegen ZDF-Serie: Unsere Mütter, unsere Väter vor dem ZDF-Büro in Warschau" an die Deutsche Welle ab. Die Fotos sind zur Veroffentlichung frei. Das Aufnahmedatum: 06. 04.2013. Zulieferer: Michal Jaranowski. 2. Holocaust made in Germany.
Protest in Warschau gegen die ZDF Fernsehsendung Unsere Mütter, unsere VäterFotografi: DW/M. Jaranowski

Padi është ngritur si nga një person privat ashtu edhe nga "Shoqata botërore e ushtarëve të Ushtrisë së Atdheut", themeluar në 1989 (rreth 12.000 anëtarë). Paditësi privat dëshëron të mbetet anonim. Sipas hulumtimeve të Deutsche Welle-s bëhet fjalë për një ish-oficer të "Ushtrisë së Atdheut" dhe i burgosur i një kampi përqendrimi gjerman. Ai jeton në Krakov dhe atje edhe është ngritur padia. Ushtria polake e Atdheut (AK), ka qenë një organizatë ushtarake që vepronte në ilegalitet, e cila gjatë LDB luftonte kundër pushtuesve gjermanë.

Ende nuk ka një aktpadi zyrtare

Paditësit ndihen të cënuar në të drejtat e tyre private nga filmi gjerman me tri seri "Nënat tona, etërit tanë", të kanalit të dytë gjerman, ZDF. Ky përmbledh "vlera emocionale dhe psiqike" të cilat "duhen mbrojtur". Për këtë arsye paditësit kërkojnë nga të paditurit kërkim ndjese në të gjitha kanalet televizive, të cilët kanë transmetuar filmin e ZDF-së, një dëmshpërblim simbolik prej 12.000 eurosh, si dhe largimin nga filmi të simboleve të AK-së.

Aktorët Lucas Gregorowicz dhe Michael Ihnow
Skenë nga filmi "Nënat tona, etërit tanë"Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas mendimit të avokatëve Monika Brzozovska dhe Jerzy Pasieka, të cilët përfaqësojnë paditësit në gjykatën e Krakovit, seriali i ZDF-së "cënon të drejtën për krenari kombëtare, të drejtën për kujdesin ndaj kulturës së vet kombëtare, të drejtën për një pasqyrim realist të historisë, si dhe dinjitetin dhe të drejtën e nderimit ndaj ushtarëve të rënë të Ushtrisë së Atdheut".

ZDF është njohur me rastin vetëm nga mediet, kanali televiziv nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga gjykata apo kopje të aktpadisë. "Për këtë arsye aktualisht nuk mund të reagojmë", bëri të ditur zyra e shtypit e ZDF-së pas një kërkese të DW.

Gjermanë miq me hebrenjtë - antisemitë polakë

Konkretisht akuzat lidhen me skena në një prej tri pjesëve të serialit, në të cilat ushtarë të AK-së paraqiten si antisemitë dhe akuzohen indirekt për bashkëfajësi në krimet ndaj popullsisë çifute në Poloni. Nga ana tjetër gjermanët në film paraqiten thuajse si viktima, mendojnë pjesa më e madhe e veteranëve të AK-së. Në të vërtetë protagonistët e serialit, të rinj gjermanë, në film janë miq me një hebre të moshës së tyre. Fshatarët polakë të paraqitur në film duan t'i furnizojnë me ushqime partizanët e AK-së, vetëm nëse në radhët e tyre nuk ka asnjë çifut. Edhe partizanët polakë në skenat e kontestuara nuk duan t'u vijnë në ndihmë hebrenjve: ata janë po aq të këqinj sa nazistët, thotë në film një ushtar i AK-së.

Protesta në Varshavë kundër serialit të ZDF "Nënat tona, etërit tanë"
Protesta në Varshavë kundër serialit të ZDF "Nënat tona, etërit tanë"Fotografi: DW/M. Jaranowski

Tani gjykata duhet të sqarojë nëse skenat në film cënojnë vërtet të drejtat e personalitetit. Avokati nga Varshava dhe eksperti për të drejtën civile Daniel Vieckovski është skeptik. Një film është një formë e shprehjes artistike dhe ngrihet pyetja nëse në parim një vepër arti cënon të drejtat e personalitetit, thotë Vieckovski. Padi të kësaj natyre shpesh shpërbejnë për qëllime propagande, paditësit përpiqen kështu të tërheqin vemënendjen ndaj vetes, shpjegon juristi.

Protesta që nga fillimi

Vëmendja e opinioni publik në Poloni u zgjua në të vërtetë që në pranverë. Që prej transmetimit të filmit në mars, në Poloni ka protesta kundër serialit gjerman, të cilat vazhdojnë edhe sot. Së fundi pati kundërshtim ndaj transmetimit të serialit të ZDF-së nga BBC. Sipas organizatës "Reduta Dobrego Imienia - Polska Liga Przeciw Znieslawieniom" (shqip: "Mbrojtja e imazhit - Liga Polake kundër Shpifjes"), në BBC janë dërguar rreth 100 letra.

Në të njëjtën kohë organizata mbledh firma për një peticion për Parlamentin polak. Sipas tij Parlamenti duhet të miratojë aplikimin e dënimeve për formulimin, që përdoret në disa medie gjermane dhe anglosaksone, "kampe polakë përqendrimi", si pjesë e mohimit të Holokaustit. Për këtë janë mbledhur deri tani 10.000 firma.