1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk ka më imunitet parlamentar

Që nga dita e sotme prokurorët mund të hetojnë ish ministrin për përgjegjësitë që ai ka në tragjedinë e Gërdecit. Po për këtë çështje është i shkarkuar dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral lejtnat Luan Hoxha.

default

Gërdec

Qysh para seancës plenare të mbrmëjes së të hënës deputetët e mazhorancës dhe të opozitës ishin marrë vesh që ish ministrit të mbrojtjes t`i hiqej imuniteti parlamentar, por dy krahët e politikës ishin të ndarë për përgjegjësitë që kishte Fatmir Mediu në tragjedinë e Gërdecit 3 muaj më parë. Për mazhorancën ish ministri duhej ta linte imunitetin për të ndihmuar hetimet e plota të kësaj ngjarje dhe bëhej fjalë për një tërheqje morale të tij, pa patur përgjegjësi të drejtëpërdrejtë. Ndërkohë që opozita këmbënguli që Fatmir Mediu ishte fajtor kryesor madje që hetimet duhet të shkonin edhe më thellë tek përgjegjësia e kryeministrit Berisha.

Vetë deputeti Fatmir Mediu para se kërkesa e prokurorisë të hidhej në votim u shpreh se ky votim "është një akt formal, sepse unë imunitetin e kam dorëzuar në 15 mars. Unë mund të kisha qendruar në postin tim, ta kisha përdorur si mburojë politike. Por për asnjë moment nuk u fsheha pas imunitetit, si shumë të tjerë. Demontimi nuk ishte i gabuar, ai duhet të bëhet edhe sot, pasi kemi armatime që na vënë në rrezik, deklaroi Mediu duke përsëritur disa herë përgjegjësinë që kishte shtabi i përgjithshëm për tragjedinë e Gërdecit.

Më herët gjatë ditës së hënë presidenti i republikës Bamir Topi dekretoi shkarkimin nga detyra të shefit të shtabit të ushtrisë shqiptare, gjeneral lejtnant Luan Hoxha. Pa shpjeguar asnjë detaj mbi këtë shkarkim presidenti linte të nënkuptohej se ky akt kishte të bënte me përgjegjësinë e shtabit në tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë, ku mbetën të plagosur afër 300 vetë dhe ku u shkaktuan dëme të jashtëzakonshme materiale nga shpërthimet.

Gjeneral Lejtnant, Luan Hoxha, pasi u njoh me dekretin e presidentit tha se për tre muaj nuk i ishte përgjigjur akuzave ndaj tij dhe shtabit të përgjithshëm sic tha ai për të mos ndikuar në punën e institucioneve që po hetonin tragjedinë e Gërdecit. "Kam zgjedhur me vetëdije heshjtjen, duke qenë i bindur se në kështu do të ndihmoja në mënyrë modeste zhvillimin e hetimeve. Jam i bindur se ky qëndrim shkon njësh me respektin e ligjin, ku vendimet merren pas gjykimeve dhe jo para tyre", deklaroi ish numri një i shtabit të përgjithshëm duke shtuar se aktiviteti i tij do të jetë në respekt të vahdueshëm të instutucioneve dhe ligjit.

Deri në mesantën e ditës së hënë parlamenti ka votuar dhe mbi 5 dekretet e presidentit Bamir Topi, për 5 anëtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Me votat e mazhorancës dekretet janë hedhur poshtë, si një konfirmim se marrëdhëniet mes deputetëve të djathtë dhe kreut të shtetit janë të acaruara. Argumenti kryesor i shumicës ishte se presidenti Topi nuk kishte bërë konsultime paraprake për kandidaturat e tij. Opozita kundërshtoi duke mbështetur emrat e Topit por pa patur numrat e nevojshëm të votave për ti miratuar ato.




  • Data 17.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EL4p
  • Data 17.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EL4p