1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ish-lojtari i Kombëtares gjermane, Olof Thon optimist për ndeshjen me Argjentinën

Ekipet që luajnë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit janë më të mirët e botës.Argjentina ka në ekipin e saj disa futbollistë me rang botëror. Shanset që Gjermania të fitojë janë 50 me 50%.

Shtetet e kualifikuara në Çerekfinale - flamujt e tyre

Shtetet e kualifikuara në Çerekfinale - flamujt e tyre

A janë Paraguai, Spanja, Uruguai, Gana, Argjentina, Gjermania, Brazili dhe Holanda, që do të luajnë në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit, skuadrat më të mira të botës.

" Po, patjetër, - thotë Olaf Thon - së pari ato arritën të kualifikohen në grupet e eliminatore, që disa ishin më të lehtë, disa më të vështirë, por në rast se shohim Spanjën vërejmë se ekipet po bëhen gjithnjë e më të forta, e për këtë mund të them se në çerekfinale janë ekipet e tetë vendeve më të forta."

Ajo që të bie në sy është se me përjashtim të Kilit nga pesë skuadrat amerikano-jugore që luajtën në ndeshjet eliminatore, katër u kualifikuan për çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit. Në kampionatin e vitit 2006 ishte e kundërta, në çerekfinale luajtën gjashtë ekipe nga Evropa dhe dy amerikanojugore.

Sipas Olaf Thon kjo lidhet ndoshta me faktin se "amerikano-jugorët patën një fazë më të mirë dhe të qetë përgatitore. Jo si evropianët me angazhimet në ndeshjet e Champions League. Po ashtu ndoshta edhe me përmirësimin e seancave të trajnimit. Por ndoshta mund të jetë edhe rastësi."

Niveli i ndeshjeve po përmirësohet nga takimi në takim në varësi se cilat skuadra luajnë me njëra-tjetrën. Por siç e tregoi edhe ndeshja Spanjë-Portugali apo Brazili me Kilin, një rol të madh luan edhe taktika. Gjithësesi ajo që të bie në sy janë gjykimet e arbitrave, si p.sh. në rastin e golit të anglezëve.

"Jam i bindur se në raste kaq vendimtare për lojën mund të ndërhyjë me arsye arbitri i katërt, i cili është i pajisur edhe me monitor. Ai është i lidhur me arbitrin kryesor dhe mund t'i komunikojë përmes kufjes breda 10-20 sekondash me të për ta quajtur golin të vlefshëm apo jo. Gjithsesi unë mendoj se vendosja e një çipi elektronik tek topi, i cili tregon nëse ai e ka kaluar apo jo linjën do të ishte një hap i drejtë në drejtimin e duhur." - thotë Olaf Thon.

Në lidhje me ndeshjen e së shtunës mes Gjermanisë dhe Argjentinës, Olaf Thon mendon se:

"Këtë skuadër me trajnerin e saj ekscentrik ,Diego Maradona mund ta mundim. Argjentina ka futbollistë të nivelit botëror, si Messi futbollisti më i mirë i botës, apo sulmuesin Higuain, i cili la shënuar shumë gola. Por në mbrojtje ata nuk janë aq mirë sa e prisja dhe për sa kohë në qendër luan një si Demichelis kemi shanse të mëdha për të shënuar gola. Për këtë besoj se shanset tona për gjysmëfinale janë 50%, ndoshta si në vitin 2006, kur fituam pas ekzekutimit të 11-metërshave, kësaj here në një mënyrë të ngjashme me Manuel Neuer."

Në ndeshjen Gjermani-Argjentinë do të jetë edhe kancelarja Angela Merkel, e cila ishte edhe në vitin 2006 e pranishme në ndeshjen me Argjentinën, dhe "Angie" është gjithmonë një maskotë e mirë, ajo është pasionante sikurse u duk edhe në ndeshjen e 2006-ës dhe besoj se edhe në këtë ndeshje kështu do të reagojë. Pra prania e saj nuk përbën ndonjë disavantazh.

Autor: Andreas Ziemons/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi